E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Gjermania nuk u dërgon armë rebelëve

BERLIN- Gjermania nuk do t'u dërgojë armë rebelëve, por dëshira për t'i dhënë fund regjimit të Asadit është e kuptueshme për të gjithë ata që kanë zemër, deklaroi kancelarja Angela Merkel gjatë një fjalimi në Bundestag.

Kancelarja kërkoi lejimin e komisionit të hetimit mbi armët kimike në Siri. Ajo shtoi se bie dakord me mendimin e G8 se Siria duhet ta zgjedhë vetë qeverinë e saj të ardhshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›