Prokuroria e Korces jep pretencen per te akuzuarit e Boboshtices

Prokuroria e Korces ka dhene sot paradite pretencen per tre te akuzuarit e Boboshtices. Prokuroria ka kerkuar 2 vjet burg per Naum Dishon kreu i OMONIA-s dhe financues i punimeve te kryera ne varrezat e Boboshtices. Ndersa per punetoret Alqi Koroveshi dhe Luan Zace institucioni i akuzes ka kerkuar nga nje vit burg.
Gjyqi per ceshtjen Boboshtica ne ngarkim te tre te pandehurve nisi ne muajin tetor te vitit te kaluar pas denoncimit te banoreve te fshatit per dhunim te varrezave nga organizata Omonia. Kjo e fundit ndertoi mbi keto varreza nje memorial ne nder te 2 ushtareve greke. Prokuroria e Korces nisi menjehere hetimet dhe vertetoi dhunimin e disa vareve duke vene menjehere nen akuze per ndertim te paligjshem dhe dhunim varesh kreun e Omonias Naum Disho dhe punetoret Alqi Koroveshi e Luan Zace.