E Diel, 1 Nëntor 2026

Mercedesi i Kryeministrit avari gjate takimit zyrtar

Incidenti Berisha kthehet me makinen e bashkeshortes se tij

Kryeministri Sali Berisha pesoi mengjesin e djeshem nje incident te vogel teksa ishte duke u uruar femijeve te nje kopshti ne njesine numer 4 ne Tirane festen e 1 Qershorit. Gjithcka ndodhi pasi kreu i qeverise i shoqeruar nga bashkeshortja e tij Liri Berisha shkoi te takonte femijet ne kopsht dhe per te ndjekur nje shfaqje qe po mbahej prej tyre me rastin e kesaj feste. Ne momentin kur ai vendosi te largohej u pa qe nga pjesa e perparme e makines se tij zyrtare ka nisur te dale tym si pasoje e nje djegie qe kishte pesuar nje pjese e motorit te saj. Makina tip Mercedes Benz me targa Z 0007 ka pesuar avari ne motor si rezultat i nxehjes tej normave normale. Ne keto kushte kreu i qeverise eshte detyruar te udhetoje deri ne seline e qeverise me makinen e bashkeshortes se tij e cila ishte pjese e aktivitetit te paradites se bashku me Berishen. Ne menyre te perseritur makinat e kreut te qeverise dhe po keshtu te eskortes se tij kane pasur avari te ndryshme dhe aksidente te vogla kryesisht gjate udhetimeve jashte Tiranes. Rasti i fundit ishte nje incident i ndodhur pergjate fushates zgjedhore ne Shen Vasil ku nje nga makinat e eskortes se Berishes u aksidentua ne menyre te lehte pa pasoja te renda per ata qe ishin ne te.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›