Sequi Presim qe procesi te mbyllet drejt
Ndersa pritet vendimi final per kryeqytetin ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi tha se zgjedhjet vendore te 8 majit mbeten nje nga sfidat me te rendesishme te pjekurise politike dhe demokratike te Shqiperise para Bashkimit Europian.
Diplomati europian nenvizoi se procesi zgjedhor duhet te permbyllet ne menyre te drejte dhe ne perputhje te plote me kuadrin ligjor. Ne menyre te perseritur Bashkimi Europian ka theksuar rendesine e procesit ne teresi. Ky proces nuk eshte permbyllur per momentin. Po presim qe ai te kryhet ne menyre te drejte te pavarur dhe ne perputhje te plote me kuadrin ligjor. Ky proces eshte nje ceshtje e rendesishme pasi ne baze te tij Bashkimi Europian do te beje vleresimin e pjekurise politike dhe demokratike te vendit - tha ambasadori Sequi.