E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i radhes i BE-se vizite ne Tirane

Urban

Kryeministri i Hungarise Viktor Orban do te zhvilloje neser nje vizite zyrtare ne Tirane me ftese te kreut te qeverise Sali Berisha. Orban i cili eshte kreu i qeverise se vendit aktualisht ka radhen e presidences se Bashkimit Europian fillimisht do te zhvilloje nje takim koke me koke me Kryeministrin Berisha. Me pas takimi do te pasohet nga takimi zyrtar mes dy delegacioneve shqiptare dhe hungareze. Ne perfundim te takimeve te dy homologet do te dalin ne nje konference te perbashket per shtyp. Po keshtu sipas zyres se shtypit te Kryeministrise kreu i qeverise se Hungarise do te takoje Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe do te zhvilloje nje takim dhe do te mbaje nje referat ne Universitetin e Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›