Masat qe ka marre MASH per zbutjen e braktisjes
Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, ky dikaster ka marre nje sere masash per zbutjen e fenomenit. Behet fjale per nxjerrjen e udhezimit "Per regjistrimin ne shkolle te nxenesve rome qe nuk jane te pajisur me certifikate lindjeje".gjithashtu, MASH u ka derguar per zbatim te gjitha DAR dhe ZA Strategjine "Per permiresimin e kushteve te jeteses te komunitetit rom". Masa te tjera lidhen me njohjen e prinderve me Ligjin per detyrimin shkollor, trajtimi me i mire financiar i mesuesve si dhe zevendesimi i mesuesve pa arsimin perkates me mesues me arsim perkates. Masa te tjera qe raporton Ministria e Arsimit dhe Shkences lidhen me forcimin e kontrollit shteteror dhe te komunitetit, ndertimin e nje numri te madh shkollash apo edhe pajisjen me laboratore te tyre. Gjithashtu, Ministria e Arsimit ka rritur bashkepunimin me shoqata e fondacione te ndryshme per zbutjen e varferise se familjeve ne nevoje dhe po tentohet ne zbatimin e "Strategjise per permiresimin e kushteve te jeteses se romeve". Nga ana tjeter, MASH po punon edhe per zbatimin e urdhrit "Per eksperimentimin e sherbimit psikologjik ne sistemin arsimor parauniversitar".