E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali pritet të shpenzojë 250 milionë euro në merkato

Madrid - Reali i Madridit pritet të shpenzojë plot 250 milionë euro në merkaton e kësaj vere. Këtë lajm e bën të ditur menaxheri i njohur, Ernesto Bronzeti, menjëherë pas arritjes së marrëveshjes mes Realit dhe trajnerit të njohur Manuel Pelegrini.

Në një intervistë për “Contro Campo”, Bronzeti është shprehur: “Objektivat e Realit? Janë ata, Kaka, Riberi, Ibrahimoviç dhe natyrisht, Kristiano Ronaldo”.

“Mbretëresha e Evropës” sapo arriti një marrëveshje me teknikun kilen Pelegrini, i cili është caktuar nga Florentino Perez si arkitekti i “Realit të Ri Galaktik”. Madrilenët derdhën në arkat e e Vilarealit 4 milionë euro për të marrë shërbimet e këtij trajneri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›