OSSH nis fushatën e prerjes së dritave për debitorët
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dega Fier ka nisur një fushatë të ndërprerjes së energjisë për klientët që nuk janë të rregullt në pagesa. Drejtori i OSSH për Fierin, Arqile Kume, thotë se në krahasim me tre muaj më parë, si dhe në krahasim me vitin e kaluar, niveli i arkëtimeve është 8,5 për qind më i ulët.
"Arkëtimi për këtë periudhë është shumë herë më i ulët se parashikimi, mw i ulwt se i tre muajve më parë, si dhe shumë herë më i ulët se e njëjta periudhë e një viti më parë. Si pasojë e kësaj, ne kemi vendosur që të ndërpresim energjinë për të gjithë debitorët", ka thënë Kume.
Mësohet se vetëm brenda një dite aksioni i prerjes së energjisë ka prekur 220 debitorë. Shtatë grupe, në të cilët ka elektricistë, faturistë dhe specialistë të degës së shitjes, janë duke prerë energjinë në zonat rurale, ndërsa në zonat urbane janë ndarë gjashtë grupe.
Ndër debitorët familjarë më problematikë me pagesat e energjisë elektrike janë ata të zonave rurale, ndërsa në qytete debitorë të mëdhenj mbeten bizneset private dhe institucionet shtetërore. Prerja e energjisë elektrike për debitorët ka vijuar edhe gjatë ditës së diel. Mësohet se në qytetin e Fierit u është prerë energjia afro 60 debitorëve, ndërsa në fshat numri i atyre që po përballen me prerje energjie shkon në 160. Sipas kreut të filialit të OSSH-së së Fierit, Arqile Kume, bëhet e ditur se numri real i debitorëve është shumë herë më i lartë se ai që është shfaqur, pasi shumë debitorë në momentin e përballjes me grupet e prerjes së energjisë janë treguar të gatshëm të paguajnë.
Përveç borxheve disamujore, në zonën energjetike të Fierit mësohet se ka nga ata abonentë që kanë vite pa paguar energjinë. Sasia e borxhit që po rëndon në arkën e OSSH-së së Fierit shkon në disa milionë lekë, por konfirmohet se ujësjellësit mbeten më problematikët në pagesat e faturave. Edhe në Fier, ujësjellësve të komunave u është ndërprerë energjia disa herë, pasi nuk kanë paguar faturat, por pas marrëveshjeve mes drejtuesve të komunave dhe OSSH-së, ky i fundit u ka rikthyer atyre energjinë për ta lënë për një periudhë të mëvonshme marrjen e parave për energjinë e konsumuar.