Prokuroria kerkon 8 vjet per maniakun
Tirane - Prokuroria e Tiranes i ka kerkuar togave te zeza shpalljen fajtor dhe denimin me 8 vjet heqje lirie te 50-vjecarit te akuzuar per vepren penale te veprave te turpshme. Ne procesin gjyqesor te zhvilluar dje ne Gjykate te Tiranes, akuza ka kerkuar shpalljen fajtor te te pandehurit Kristaq Lena. Prokurori u ka sqaruar togave te zeza, te kryesuara nga ana e gjyqtares Fatmira Hajdari, se Lena eshte vene ne pranga ne saje te kallezimit te prinderve te tre vajzave, me te cilat i pandehuri ka tentuar te kryeje marredhenie. Sipas akuzes, i pandehuri ishte fqinj me vajzat dhe shkonte per vizite shpeshhere ne familjen e tyre. Duke perfituar dhe nga afrimiteti, i pandehuri ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale me to, dhe i ka kercenuar te mos tregojne, pasi i ati i tyre do te vriste ate vete dhe me pas do te perfundonte ne burg.