E Diel, 1 Nëntor 2026

"Trekendeshi", gjykata le ne burg 7 falsifikatoret

Tirane - Gjykata e Tiranes ka vendosur dje masen sigurise "arrest me burg" per 7 falsifikatoret, te vene ne pranga tri dite me pare, ne saje te operacionit "Trekendeshi". Ndersa dje, gjykata ka vendosur te lere te lire taksistin, i cili ka lene nje garanci pasurore prej 300 mije leke ne kembim te lirise se tij. I pari qe eshte perballur me gjykaten ka qene i pandehuri Menduh Koci. Ky i fundit nuk ka pranuar te jape shpjegime, ndersa avokati i tij mbrojtes ka kerkuar caktimin e nje mase sigurie me te bute. Por, pretendimet jane hedhur poshte nga ana e akuzes, e cila ka kerkuar caktimin e mases se sigurise "arrest me burg". Pas Kocit, gjykata ka shqyrtuar masen e sigurise se Edmond Apostolit, per te cilin prokurori ka shpjeguar se ketij te pandehuri i jane gjetur ne banesen e tij 60 vertetime te falsifikuara. Avokati mbrojtes i Apostolit i ka kerkuar gjykates caktimin e nje mase sigurie me te bute qofte kjo nje mase sigurie me afat, deri ne nje moment qe nga ana e akuzes te vertetohej qe keto vertetime ishin te falsifikuara. Madje, ky i fundit ka ngritur pretendimin se ne disa vertetime te plotesuara kane qene te nje te afermi te klientit te tij, te cilin e kishte ndihmuar qe te plotesonte disa dokumente per vize. Debatet midis dy paleve kane vazhduar serish edhe me mbrojtjen e te pandehurve te tjere, Ilir Fusha, Mariglen Nikaj, Avni Sinametan, Artur Tahirin, Julian Ginan, te cilet kane kerkuar rrezimin e kerkeses se prokurorit per caktimin e mases se sigurise "arrest me burg" dhe caktimin e nje mase sigurie me te bute. I vetmi, i cili nuk ka pranuar te jape shpjegime, por ka kerkuar lirimin e tij, duke vene si garanci pasurore shumen prej 300 mije lekesh, ka qene taksisti, Pirro Kosta. Kerkesa e bere nga ana e te pandehurit nuk eshte kundershtuar nga prokurori, i cili ka pranuar kerkesen e tij. Gjyqtari i gatshem ka vendosur masat e sigurise "arrest me burg" per 7 te pandehurit dhe ka liruar taksistin. Sipas prokurorit, te pandehurit ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane falsifikuar deshmi aftesie te tipeve te reja per drejtimin e automjetit, leje qendrimi italiane dhe dokumente makinash te vjedhura jashte kufijve te Shqiperise. Sipas hetimeve, ka rezultuar se falsifikimi i dokumenteve per pajisjen me leje qendrimi italiane kryhej kundrejt shumes 500 euro, ndersa falsifikimi i deshmive te aftesive kundrejt 150 eurove. Realizimi i ketyre falsifikimeve behej me ane te mjeteve, te cilat ishin blere nga te pandehurit. Prokuroria e Tiranes ka ne cilesine e provave te saj nje sere materialesh, te cilat u jane sekuestruar te pandehurve ne banesat e tyre. Keshtu, akuza disponon si prova skaner, fotokopje, dokumente bosh, por edhe te plotesuara me te dhenat e personave, qe kishin paguar leket per falsifikimet etj. Nderkohe qe, akuza ka nisur hetimet edhe mbi llogarite bankare te te pandehurve, per te pare nese keto leke jane vene ne saje te aktivitetit te tyre kriminal.

Prokuroria e Tiranes ka ngritur akuzat e "falsifikim i dokumenteve zyrtare", "falsifikim i leternjoftimit, i pasaportes ose vizave", "falsifikim i vulave, stampave ose formulareve", "falsifikim i akteve te zyres se gjendjes civile", "dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit", "prodhimi i mjeteve per falsifikim", te gjitha ne bashkepunim per 8 te pandehurit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›