Kapen 40 kg marijuane vinte nga Lazarati

Policia shoqeron 7 persona ne ambientet e saj ndersa bllokon nje furgon pasagjeresh
TIRANE- Kapen ne kryeqytet 40 kg marijuane qe vinte nga Lazarati. Policia shoqeron ne ambientet e saj 7 persona te dyshuar si te perfshire ne kete linje te trafikut te brendshem te droges. Ende nuk dihet nese ka te arrestuar ndersa policia tha se marijuana e paketuar dhe e presuar e gatshme per konsum u kap ne nje furgon pasagjeresh te linjes Gjirokaster- Tirane me te cilin udhetonin personat e shoqeruar.
Policia nuk dha emra apo gjeneralitete te te dyshuarve por tha se malli ishte paketuar ne disa pjese dhe me pas ishte ndare ne pako qe me pas ishin futur ne nje cante. Furgoni mesohet se eshte ndaluar ne rrugen Komuna e Parisit nga sherbimet e komisariatit nr.2 dhe nga sherbimet e antidroges qe me pare kishin informacionin se malli do te vinte pikerisht ne kete vend.
Disa nga te shoqeruarit sipas burimeve te policise banonin pikerisht ne nje bllok pallatesh ne rrugen Komuna e Parisit ku policia ndaloi te dyshuarit. Menjehere pas kontrollit policia zbuloi mallin qe pritej te mberrinte ndersa e sekuestroi ate ne cilesine e proves materiale.
Menjehere policia shoqeroi per ne ambientet e saj personat qe ndodheshin ne furgon ne cilesine e personave te dyshuar si dhe ne cilesine e deshmitareve te mundshem nese ndonje prej tyre nuk ishte i perfshire.
Pas bllokimit te sasise se marijuanes dhe shoqerimit te te dyshuarve ne polici blute kontrolluan disa banesa ku mendohej se banonin personat e shoqeruar.
Deri dje ne mbremje vone policia nuk dha detaje mbi rolin e personave te shoqeruar apo per te arrestuar te mundshem pasi hetimet dhe pyetja e te dyshuarve vazhdoi deri ne oret e para te mengjesit te sotem.