E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet kazinoja ne qender te qytetit

LUSHNJ - Nje kazino ne qender te qytetit Lushnje perballe me bashkine eshte vjedhur rreth ores 0400 te dites se diel. Vjedhja eshte kryer nga dy shtetas te maskuar dhe te pajisur me arme zjarri.


Ndikuar dhe nga momenti kur prane kesaj kazinoje nuk ka pasur kliente dy te maskuarit kane hyre brenda dhe nen kercenimin e armeve kane detyruar punonjesit qe te dorezonin shumen e parave qe kishin gjendje ne kasaforte. Mesohet se kjo shume kap shifren e rreth 7 200 000 leke. Pasi kane siguruar parate ata jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes.


shte njoftuar menjehere policia ndersa ne pyetje jane marre punonjesit e sherbimit prej te cileve eshte mesuar e gjithe ngjarja. Pas kesaj kane nisur hetimet per identifikimin e autoreve. Dyshohet se ata jane larguar me nje makine nderkohe qe mundesia me e madhe eshte qe te jene nga nje qytet tjeter.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›