E Diel, 1 Nëntor 2026

ILDKP Denoncojme zyrtaret qe fshehin pasurinepor dosjet mbyllen

TIRAN - Kreu i Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive Adriatik Llalla akuzoi organet e drejtesise se jane fajtore per mosdenimin e korrupsionit dhe fshehjes se pasurise nga ana e zyrtareve te larte shteterore. Sipas tij gjykatesit jane treguar neglizhente ne zbardhjen dhe denimin e zyrtareve qe kane shkelur ligjin per Konfliktin e Interesit ose qe kane fshehur pasurine. Gjate konferences Reformat kunder korrupsionit kreu i ILDKP-se u shpreh se rastet e derguara nga ky institucion ne prokurori dhe gjyqesor nuk jane trajtuar me seriozitetin maksimal.

Duhet te ndalem pikerisht ne kete moment pasi verehet me shqetesim se ceshtjet e referuara nga ILDKP nuk trajtohen me seriozitetin maksimal nga organet e drejtesise. shte fakt se numri i zyrtareve te ndeshkuar per situata korruptive eshte shume i vogel gje e cila ndikon negativisht ne performancen e institucioneve shteterore - theksoi Llalla. Sipas tij ne disa raste organet e drejtesise kane pushuar ceshtjet qe kane pasur ne shqyrtim per pasuri ne dhjetera ose qindra mijera euro te padeklaruara prej zyrtareve ose te pajustifikuara prej tyre me burime te ligjshme.

eshtjet ne pergjithesi jane pushuar duke iu referuar anes subjektive pra me pretendimin se subjekti nuk ka pasur qellim ti fshehe apo te mos i deklaroje pasurite ne nje kohe qe nuk shqyrtohet thelbi i problemit menyra se si jane krijuar keto pasuri - tha Llalla. Me kete deklarate ai ka drejtuar gishtin tek prokuroria qe nuk perpiqet te zbuloje se si politikanet dhe zyrtaret shqiptare pasurohen me qindra mijera euro brenda nje kohe shume te shkurter.

Per kreun e Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive jo pak raste jane lene ne heshtje nga institucionet pergjegjese ku zyrtare te cilet nuk justifikojne pasurite e krijuara ne menyra te kundraligjshme e ne shuma teper te medha te shpallen te pafajshem. Sfida kryesore sipas kreut te ILDKP-se qendron ne zbulimin e rasteve te krijimit te pasurive ne menyre abuzive dhe regjistrimin e tyre ne emra te personave te tjere familjare apo te njohur.

Gjate ketij viti jane evidentuar parandaluar zgjidhur dhe ndeshkuar rreth 200 raste me konflikt interesi ne radhet e administrates shteterore. 18 zyrtare te niveleve te ndryshme te administrates shteterore per te cilet krahas njoftimit ne institucionet eprore per marrjen e masave administrative i ka kallezuar penalisht ne organin e ndjekjes penale. Ne disa raste te tjera ILDKP ka aplikuar masen administrative gjobe ndaj subjekteve per shkelje te rregullave te deklarimit te pasurive te cilat nuk permbanin elemente te vepres penale - u shpreh Llalla.

Nga ana tjeter kreu i ILDKP-se kerkoi prej klases politike miratimin e amendimeve ne Kodin Penal nepermjet te cilit te ngarkohen me pergjegjesi penale per mosdeklarim apo fshehje te pasurise edhe personat e lidhur me zyrtarin. Mungesa e ketij parashikimi ligjor ka krijuar ne mjaft raste pengim te hetimit te thelluar administrativ. Per kete arsye Inspektorati i Larte gjen rastin ti beje thirrje te gjithe faktorit politik vendimmarres te vleresoje me perparesi miratimin e tyre ne Kuvendin e Shqiperise - theksoi Llalla. Sipas tij eshte konstatuar se zyrtare te niveleve te ndryshme zoterojne pasuri me teper se sa deklarojne ne formularin perkates per zbulimin e te cilave sipas Llalles kerkohet permiresim i teknikave investigative.



Inspektoriati I Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive vendos sanksione per 18 Zyrtare te administates publike ne zabatim te ligjit Per deklarimin dhe kontrollin e pasurive... dhe ligjin Per parandalimin e konfliktit te interesave....

Ne nje dalje publike paraditen e se dieles zedhenesi I ILDKP-se Albi Serjani tha se gjate dy muajve te fundit jane dorezuar ne organin e Prokurorise kallezime penale ndaj 3 zyrtareve per te cilet eshte evidentuar fshehje e pasurise dhe deklarim i rreme. ndersa eshte aplikuar masen administrative me gjobe per 15 zyrtare te cilet nuk kane shmangur konfliktin e interesave ne afatin e percaktuar dhe sipas parashikimeve ligjore


Me tej ai tha se deri me tani jane gjobitur 14 zyrtare me vleren 100 mije deri ne 200 mije leke te reja kurse rasti I 15-te eshte ne proces. Shumica prej tyre jane punonjes te administrates doganore dhe tatimore ndersa mes tyre ka edhe nje kryetar bashkie.


Nder keta 2 zyrtare te kallezuar penalisht dhe 7 te gjobitur per konflikt interesi jane pjese e organikes se Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe degeve te saj ne rrethe. Ndersa 1 zyrtar i kallezuar penalisht dhe 4 te tjere te gjobitur per konflikt interesi jane pjese e strukturave te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave. Kater zyrtare te gjobitur te tjere jane drejtues te pushtetit vendor nje kryetar bashkie dhe nje kryetar komune ne Jug te Shqiperise nje kryetar komune ne Qarkun e Tiranes dhe nje kryetar komune ne Qarkun e Shkodres


ILDKP njoftoi se rastet u arriten te evidentohen ne baze te permiresimit te teknikave te hetimit administrative.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›