Vetevrasjet depresive, tre ne nje dite
Tre veteflijime tragjike jane shenuar diten e djeshme ne Elbasan, Fier dhe Devoll, ku nje nga viktimat eshte vetem 13 vjec. Nje i mitur mendohet te kete pire gabimisht pesticide fosfororganik, qe gjenden ne shtepi, gje qe i ka kushtuar jeten, kurse nje e moshuar nga Fieri eshte vetevarur ne kasollen e baneses se saj, ndersa jetonte e vetmuar. Viktima e fundit eshte nje 22-vjecare nga Devolli, e cila dy vjet me pare i kishte shpetuar vetevrasjes me ciften e te atit, por dje eshte vetevarur. Per dy viktimat e seksit femer, policia deklaron se shkaqet jane depresioni, per te miturin dyshohet se vdekja eshte aksidentale, por hetimet nuk kane perfunduar ende. Jolanda Topi eshte vetevarur ne litar ne shtepine e saj, ndersa edhe dy vite me pare kishte tentuar te vetevritej. Ndersa ne Elbasan, 13-vjecari Ardian Halili dyshohet se ka pire aksidentalisht nje lende helmuese te lengshme dhe ka gjetur vdekjen ne spital. Per te tre rastet, policia ka marre ne pyetje te afermit e viktimave, nderkohe qe po vijojne hetimet per te zbuluar rrethanat dhe shkaqet e verteta te ngjarjeve te renda.
Ne Devoll
Jolanda Topi, banore e fshatit Vidohove ne rrethin e Devollit, eshte gjetur nga familjaret e vetevarur ne nje ambient prane baneses se saj. Ngjarja tragjike ka ndodhur mengjesin e djeshem, ndersa 22-vjecarja e pajete eshte pare nga te afermit rreth ores 09:00, kohe kjo kur eshte sinjalizuar edhe policia lokale e Devollit. Pas kryerjes se veprimeve hetimore, policia deklaroi se shkak i vetevarjes se saj ka qene depresioni mendor. Kjo vajze edhe me pare kishte tentuar te vriste veten per motive ende te panjohura dhe mendohet qe pikerisht kjo tentative i ka shkaktuar depresionin mendor, qe e coi ne vetevarje. Dy vjet me pare, vajza kishte perdorur armen cifte qe mbante i ati ne banese. Por opinioni ne zonen ku jetonte per aktin e ndermarre dy vjet me pare duket se e ka zhytur ne nje depresion me te thelle, deri ne aktin fatal te vetevarjes me litar. Policia ka marre ne pyetje familjaret, qe ne momentin e ngjarjes nuk kane qene ne banese. Kurse ne qytetin e Fierit nje 75-vjecare, Fatime Meta, i ka dhene fund jetes ne kasollen e shtepise, ndersa jetonte e vetmuar.
Ne Elbasan
Nje 13-vjecar eshte helmuar ne rrethana enigmatike ne fshatin Selite, te Elbasanit. Ardian Halili, nxenes i klases se shtate, ka nderruar jete dje ne oret e para te mengjesit ne spitalin e Elbasanit. Helmimi eshte konstatuar ne oret e vona te pasdites se enjte. I mituri ka manifestuar shenja tipike te helmimit te vjella, bark, shkume nga goja, dhimbje te forta barku, dridhje etj. Familjaret e kane derguar menjehere ne spital, ku 13-vjecari i eshte nenshtruar lavazhit dhe terapise me antidot. Por ka qene e pamundur qe te mbahet ne jete. Sipas mjekeve, viktima kishte pire sasi te medha te helmit dhe toksinat i kishin kaluar ne gjak. Ende nuk dihet se cfare helmi ka perdorur djaloshi, por dyshohet qe te kete qene pesticid fosfororganik qe perdorej per bujqesine. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor qe po punon per te zbardhur te verteten. Shefi i komisariatit te Elbasanit, Gjelosh Prendi, u shpreh se, "sipas te dhenave te grumbulluara, rezulton se viktima e ka pire helmin nga pakujdesia". Megjithate ceshtja eshte nen hetim.
Ne Fier
Jeta ne vetmi dyshohet se ka cuar ne depresion nje grua 75-vjecare, qe i ka dhene fund jetes me vetevarje. E moshuara, banore e fshatit Jarua, te komunes Levan, eshte gjetur e vetevarur ne kasollen e bagetive, qe kishte pas baneses ku ajo jetonte. Sipas burimeve policore, si dhe grupit te eksperteve kriminaliste, qe shkuan ne vendin e ngjarjes, Fatime Meta banonte e vetme ne shtepine e saj, pasi femijet i kishte te gjithe ne emigracion. Mesohet se kohet e fundit e moshuara kishte humbur edhe bashkeshortin dhe shfaqur shenja depresive. Kane qene fqinjet e saj qe e gjeten te pajete. Menjehere eshte njoftuar policia, por nderhyrja ka qene e kote, pasi e moshuara kishte nderruar jete.
G. A/ F. S/ Xh. B