E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kërkon largimin e tre ekspertëve shqiptarë, gjykata REFUZON kërkesën

(E PERDITESUAR)- Prokuroria ka kërkuar gjatë seancës së sotme që tre ekspertët shqiptarë, të caktuar nga ana e Gjykatës së Lartë për ekspertizën e video skandalit të Ilir Metës, të largohen. Por Kolegji Penal nuk e ka pranuar kërkesën e prokurorisë.

Sipas prokurorisë, tre ekspertët shqiptarë, Ardian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqiri nuk kanë njohuritë e duhura për programet audio-vizive prandaj duhet të largohen.

Gazeta Tema publikoi dje skandalin me ekspertët e përzgjedhur nga Gjykata e Lartë për videon Prifti- Meta, pasi eksperti Pollo ka si veprimtari një bar- kafe, kurse Beqiri shet kompjutera te Fusha e Druve në Gjirokastër. Gjithashtu, ai është pedagog tek Farmacia. Asnjëri nuk ka një licencë, leje apo autorizim për të kryer këtë punë.

Avokatët e Metës e kanë kundërshtuar fortë kërkesën e prokurorisë për largimin e tre ekspertëve shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›