Prokuroria kërkon pezullimin nga detyra të Florenc Hoxhës
TIRANE- Prokuroria e Tiranës kërkon pezullimin nga detyra të kreut të policisë bashkiake Florenc Hoxha. Kërkesa është dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, e cila pritet të marrë një vendim mbi këtë cështje ditën e premte.
Kërkesa vjen pas, padisë penale të dorëzuar në organin e akuzës nga dy ish-punonjëseve të tatim-taksave në bashkinë e Tiranës për ushtrim dhune ndaj tyre nga kreu i policisë bahskiake.
Prokuroria kërkon vendosjen e masës së sigurisë së pezullimit nga detyra të Drejtorit të Policisë Bashkiake deri në përfundim të hetimeve mbi këtë cështje, pasi vlerëson së Hoxha mund të pengojë hetimet që po kryhen për këtë cështje.
Prokuroria e Tiranës, i nisi më 8 shtator verifikimet ne lidhje me pretendimet e ish-punonjëseve të tatim taksave në bashki, ANila Cobani dhe Etleva Duro se ndaj tyre është udhtruar dhunë nga kreu i policise bashkiake. Do të jete gjykata e Tiranës ajo që do të vendosë nëse do të pezullohet apo jo nga detyra kreu i policisë bashkiake. Prokuroria e akuzon Florenc Hoxhen për goditje për shkak të detyrës, fyerje dhe kanosje per mostregim.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)