Reforma Zgjedhore, Ndoka: Depolitizim i Administratës Zgjedhore
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është i mendimit se "depolitizimi i administratës zgjedhore" duhet të jetë një nga çështjet kryesore të reformës së ardhshme zgjedhore.
Kryetari Ndoka, pas tryezës së djeshme të opozitës, e thirrur për çështjet e reformës zgjedhore, vlerësoi se depolitizimi i administratës zgjedhore mbetet një nga problemet më kyçe ku duhet të fokusohet puna për përmirësimin e kuadrit ligjor të zgjedhjeve.
"Ndryshimi më i rëndësishëm është depolitizimi i administrimit të zgjedhjeve, që më fund dhe Shqipëria të heqë dorë nga komisionerët partiakë dhe të ketë një administratë zgjedhore", tha Ndoka. Sipas tij, pjesë e kësaj administrate mund të jenë ato grupe, me individë të përgjegjshëm ndaj ligjit dhe që janë të zhveshur nga ndikimet partiake.
PDK propozon gjithashtu që administrimi i zgjedhjeve mund të bëhet dhe nga Ministria e Brendshme, siç ndodh në disa vende europiane, ose drejtimi i Komisionit Qendror Zgjedhor t'i lihet opozitës.
Një tjetër propozim i demokristianëve është dhe numërimi i votave, një proces që sipas Ndokës duhet të kryhet në qendrat e votimit dhe jo në vendet e numërimit të votave. "Procesi i numërimit ka sjellë tejzgjatje dhe parregullsi ndaj dhe ndryshimi i vendnumërimit të votave do të sillte një rezultat për të gjithë vendin, në një afat të shkurtër kohe, brenda disa orësh", tha ai.
Përsa i takon sistemit zgjedhor kreu i PDK-së propozon variantin e sistemit proporcional rajonal, jo me 12 qarqe, siç është ai aktuali, por me 6 zona zgjedhore, ku secila të prodhojë 20 deputetë. Por, për këtë sipas Ndokës duhet një ndarje e re territoriale.
Kreu i demokristianëve është i mendimit se po të ekzistojë vullneti politik mund të gjenden dhe mënyrat për zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve.
(d.b/BalkanWeb)