E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria kërkon tre vjet burg për gjyqtarin që liroi Ilir Xhakjen

tabakuProkuroria e Tiranës kërkoi dënimin me tri vjet burg për ish- gjyqtarin e Durrësit Neritan Tabaku.

Në pretencën e paraqitur ditën e sotme në gjykatë, prokuroria tha se me veprimet e tij ish gjyqtari i Durrësit Neritan Tabaku ka cenuar rëndë imazhin e drejtësisë.

Ish-gjyqtari Neritan Tabaku akuzohet për shpërdorim detyre, pasi liroi dhe më pas vonoi zbardhjen e vendimit për Ilir Xhakjen, i cili gjatë kohës që ishte në liri, ekzekutoi shefin e Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiri.

Si pasojë e vonesës në zbardhjen e vendimit nga gjyqtari Tabaku, i pandehuri Ilir Xhakja, i akuzuar për vrasje u dënua dhe prokuroria pati pengesa në apelimin e çështjes për shkak të pamundësisë së paraqitjes së vendimit të dhënë në shkallën e parë.

Ndonëse më parë Xhakja ishte dënuar me 21 vjet burg për vrasje, Tabaku vendosi shpalljen e tij të pafajshëm dhe vonoi për nëntë muaj zbardhjen e vendimit.

Ndërsa procesi në Apel kishte mbetur i bllokuar, Ilir Xhakja lëvizte i lirë dhe në shtator 2012 vrau kryekomisarin e policisë së Shijakut.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›