Prokuroria kundër projektligjit të Ministrisë së Drejtësisë
Prokuroria ka hedhur poshtë pretendimet e Ministrisë së Drejtësisë, sipas së cilës, drafti për ligjin për sekuestrimet, i kaluar në qeveri është marrë nga modeli anglez. Sipas akuzës, pavarësisht se pretendohet se është sjellë eksperienca angleze, kjo nuk është e vërtetë. "Në ligjin anglez problemet që lidhen me standardet e pajustifikuara të jetesës lidhen pazgjidhshmërisht me aktivitet të krimit të organizuar, që në rastet kur nuk arrihet të vihen para përgjegjësisë penale dhe çështja pushohet, i nënshtrohen verifikimit të pasurisë në një proces civil ku nuk përmbyset barra e provës dhe detyrohet një agjenci për konfiskimet, të sjellë prova para gjykatës se këto pasuri vijnë nga krimi", thanë burimet nga prokuroria, duke shtuar se kjo ndodh vetëm në Angli dhe askund tjetër, në një nga demokracitë më të vjetra ku ka institucione që arrijnë të garantojnë shtetasit anglezë se nuk do u shkelen të drejtat. Imagjinoni policinë shqiptare me problemet e varësinë politike që ka se çfarë mund të ngatërronte me këto histori.