Sherr mes pleqsh, mbrojtje një gruaje
Sherri mes një çifti bashkëshortësh ka detyruar Patrullën e Përgjithshme t‘i shoqërojë ata në ambientet e komisariatit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur dje në rrugën "Ferit Xhajko" në Tiranë kur V. L., 60 vjeçe dhe bashkëshorti i saj S. L, 67 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Pas marrjen në pyetje, burime nga policia thanë se 60-vjeçares iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për "dhunën në familje", pasi bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet do t‘i kalojnë gjykatës, për veprime të mëtejshme.