E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria, lista e zyrtareve qe do pyeten

Redinalda Caushaj

Prokuroria e Pergjithshme do te therrase ne fillim jave per te deshmuar zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes dhe ushtarake te larte te Shtabit te Pergjithshem. Pas deshmise se dhene nga biznesmeni nenkontraktor i firmes amerikane AEY, Kosta Trebicka, stafeta do t'i kaloje edhe pese zyrtareve qe do t'u duhet te rishpjegojne edhe detaje te tjera per te cilat ka dyshime grupi i ri hetimor i dosjes "Gerdeci". Ne listen e deshmitareve jane shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha, ish-sekretari i Pergjithshem ne Ministrine e Mbrojtjes, Ardian Mullai, drejtori i Logjistikes, Dashnor Caushi, kreu i Komandes se Bashkuar, Shpetim Spahiu dhe i Forcave Ajrore, Astrit Jaupi. Nderkohe qe ende nuk eshte caktuar nje dite per te degjuar shpjegimet e ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme thane dje per gazeten "KJ" se kane bere nje liste me emrat e personave qe do te ripyeten per dosjen "Gerdeci" gjate javes se ardhshme. Listes i jane bashkangjitur zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes dhe ushtarake qe kane dijeni per dokumentacionet e urdhrat e transportit te municioneve, pajisjeve logjistike e aktivitetit ne Gerdec. Midis personave qe do te rithirren per t'u marre ne pyetje eshte edhe vete ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, por nuk eshte caktuar nje date per seancen. "Te gjithe keta persona kane pasur dijeni per fabriken e demontimit ne Gerdec, si dhe te gjitha levizjet qe jane bere ne lidhje me armet e municionet qe do demontoheshin, por nuk mund te percaktohet ende pergjegjesia", tha nje zyrtar i organit qendror te akuzes. Nje tjeter proces eshte verifikimi i te gjitha urdhrave te nxjerra e te zbatuara nga zyrtaret e ministrise ne lidhje me keto transferime te municioneve nga depot me municione, transferime keto te cilat beheshin me makinat e ushtrise.

Pritet qe te paret per t'u shpjeguar te thirren gjeneralet e ushtrise. Nen hetim eshte kreu i Logjistikes, Dashnor Caushi, ndersa emrat e tjere jane persona qe kane dijeni. Pas tij do te merren ne pyetje shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha e vartesit e tij ne Komanden e Bashkuar dhe Forcat Ajrore. Zyrtare te prokurorise thane se secili prej tyre do te pyetet edhe per pozicionin e punes qe ka pasur ne lidhje me keto transferime municionesh. Per tragjedine e Gerdecit jane arrestuar tre persona, drejtori i "Meico", Ylli Pinari, administratori i firmes "Alba Demil", Mihal Delijorgji, si dhe drejtori teknik Dritan Minxholli. Nga te gjithe zyrtaret e Ministrise se Mbrojtjes eshte marre nen hetim vetem drejtori i Logjistikes, Caushi, i cili ka kryer zbatimin e urdhrave te cikluara dhe ka pasur dijeni ne lidhje me transportin e armeve me makinat e ushtrise. Nuk eshte bere e ditur dita kur do te thirret secili prej tyre, ne prokurori per te sqaruar pjeset e erreta te hetimit.

Lista e emrave:

Luan Hoxha, Shefi i Shtabit te Pergjithshem

Ardian Mullai, ish-sekretari i Pergjithshem ne Ministrine e Mbrojtjes

Dashnor Caushi, drejtori i Logjistikes

Shpetim Spahiu, kreu i Komandes se Bashkuar

Astrit Jaupi, komandant i Forcave Ajrore

Fatmir Mediu, ish-minister i Mbrojtjes


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›