E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rindertohet rruga Gerdec-Marqinet

Rruga qe lidh fshatin Gerdec me ate te Marqinet 2, rindertohet nga e para. E gjate 1,2 kilometra dhe e shkaterruar nga shperthimi i 15 marsit, ka perfunduar diten e djeshme dhe tashme eshte funksionale si per banoret, ashtu edhe per mjetet. Lajmin e beri te ditur Bashkia e Vores, ndersa per ndertimin e saj u perdoren mbi 1310 m3 cakull dhe stabilizant. Sipas njoftimit per shtyp te bashkise Vore, "per te perfunduar krejtesisht rrjetin rrugor ne kete zone, nevojitet edhe ndertimi i 500 metrave linear rruge".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›