Kolegji Zgjedhor rrezon ankesen e Partise Socialiste per zgjedhjet e Tiranes

Ne Shqiperi kolegji zgjedhor rrezoi sot ankesen e Partise Socialiste kunder Komisionit Qendror te Zgjedhjeve duke i dhene keshtu fund edhe kapitullit te gares per kryeqytetin i cili ne kater vitet e ardhshme do te drejtohet nga demokratet dhe kandidati i tyre Lulzim Basha. Socialistet kishin kerkuar qe Komisioni Qendror te shqyrtonte kerkesen e tyre per pavlefshmeri te zgjedhjeve duke kundershtuar edhe shpalljen e rezultatit. Por sipas Kolegjit kerkesa per pavlefshmeri ishte bere jashte afateve.
Ashtu si dhe ne rastet e meparshme trupa e kolegjit zgjedhor lexoi sot vetem vendimin sipas te cilit kerkesa per pavlefshmerine e zgjedhjeve e paraqitur ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ishte bere jashte afateve ligjore.
Partia Socialiste kishte shpresuar te gjente hapesire per te shqyrtuar edhe nje here ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve problemet e lindura me mosperputhjen e shifrave ku numri i fleteve te votimit rezultoi me i madh se ai i votuesve duke kerkuar per kete shkak pavlefshmerine e zgjedhjeve.
Me pare Komisioni Qendror e kishte hedhur poshte nje kerkese te tille me arsyetimin se pavlefshmeria mund te ishte kerkuar kur u mbyll zyrtarisht edhe procesi i pare i rinumerimit e per pasoje ankimimi i socialisteve vleresohej se ishte jashte afateve. Te njejten fraze qe socialistet sot e degjuan edhe nga Kolegji.
Praktikisht me vendimin e sotem gara per Tiranen eshte e mbyllur dhe zotit Lulzim Basha do ti duhet te prese vetem permbylljen e disa procedurave te tjera per te marre ne dore celsin e kryeqytetit. Ai siguroi nje avantazh te ngushte ndaj zotit Rama me 93 vota pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi te numeronte fletet e hedhura ne kutite e gabuara. Nje vendim te cilin socialistet e cilesuan si nje ndryshim te rregullave ne mes te lojes dhe permbysje te rezultatit ne tavoline.
Ne deklaraten e tij ne mbremje kryetari socialist Edi Rama sulmoi ashper Kolegjin Zgjedhor i cili sipas tij vulosi nje grabitje te dhunshme dhe nxorri humbesin fitues. Ai tha se akti i Kolegjit shenon kapitullimin pa kushte te drejtesise nen trysnine e nje pushteti kusaresh. Zoti Rama nuk dha shpjegime se cili do te jete qendrimi i ardhshem i Partise Socialiste dhe veprimi i saj politik. Ai mjaftua te thoshte se opozita do te nise nje aksion te madh popullor per te ringjallur drejtesine dhe per te shpetuar vendin nga pengmarresit e tij.
Nga Brukseli Maja Kocijancic zedhenese e perfaqesueses se larte te Bashkimit Europian Kethrin Eshton tha sot se ata ishin vene ne dijeni te vendimit dhe se jane ne pritje te shohin arsyetimin e tij perpara se te bejne te qarte qendrimin e tyre duke theksuar me tej se Brukseli pret nga Shqiperia nje dialog te pjekur politik dhe perparim ne reforma.