E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatoret e "pabindur", policia i largon me force

Policia largon me force disa banore te qytetit te Bulqizes, te cilet germojne ne stoqet e krijuara nga minierat e zones per te nxjerre mineralin e kromit. Ne Bulqize ndodhen nje numer i konsiderueshem grumbujsh me minerale kromi, ku persona te ndryshem, e mbledhin dhe me pas e shesin. Keta minatore ilegale grumbullojne mineralin e kromit, te cilin me pas e shesin prane firmave private qe veprojne ne kete zone. Bllokimi i punes ne kete zone eshte bere per shkak se minierat jane dhene kompanive private, te cilat kane punesuar minatoret dhe materialin qe e hedhin e kane prone te tyre. Mbledhja e kromit per shume banore te zones eshte e vetmja menyre jetese, nderkohe qe vetem dhjete ditet e fundit uniformat blu kane nderhyre dy here per te larguar te "pabindurit". E gjithe zona njihet per varferine e saj te madhe dhe shitja e mineralit te kromit e grumbulluar ne siperfaqe eshte menyra e vetme e punesimit. Nderkaq, ne keto "male", te mbeturinave te kromit pak kohe me pare ka humbur jeten nje person, i cili ishte duke mbledhur pikerisht mineralin qe me pas ta shiste ne treg. Gjithashtu dhe nje tjeter person ka ngelur i plagosur pak kohe me pare.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›