Po tani çfarë mesazhi do i dërgojë Berisha Samarasit?
Shyqyr që kreu i Demokracisë së Re në Greqi nuk e ka lexuar mesazhin që i ka dërguar me shpejtësi kryeministri Sali Berisha për fitoren në zgjedhje. Ose edhe e ka lexuar dhe ka qeshur.
Ndërkohë që mbarë Europa ndiqte dramën greke, kryeministri Sali Berisha i dërgonte mesazh Antonis Samaras duke i uruar fitoren e qartë në zgjedhje. Kam bindjen e thellë se duke votuar për ju në timonin e qeverisjes së vendit të tyre, zgjedhësit grekë kanë bërë zgjedhjen më të mirë për ta dhe për të ardhmen e vendit tuaj. Vendosmëria dhe vizioni Juaj janë një garanci e madhe për nxjerrjen nga kriza të Greqisë mike dhe vendosjen e saj në rrugën e prosperitetit që meriton. Jam i bindur se nën drejtimin tuaj Greqia do ti arrijë objektivat e saj, shkruante Berisha.
Tani që Samaras e ka dorëzuar mandatin që iu dha për të formuar qeverinë, nuk e dimë se si do reagojë kryeministri. Por nuk ka faj, mendon se është si në Shqipëri që po të dhanë mandatin për të formuar qeverinë, i blen të gjithë siç bëri Ilir Metën e Lufter Xhuvelin.