Bregu Rama te kerkoje falje qe la vendin pa status kandidat
Jo vetëm që i votoi me vonesë, por ka dhe papërgjegjshmërinë t’i quajë ligje si gjithë të tjerat. Reagimi është i ministres së Integrimit, sipas së cilës Rama duhet të kërkojë falje la vendin pa status kandidat në BE
“Sot, i detyruar nga opinioni publik dhe mediat të thyesh heshtjen, pasi foli e gjithë bota për zhbllokimin e tre ligjeve në parlament, ti Edi Rama me deklaratën e papërgjegjshme, se këto ishin tre ligje si gjithë të tjerat, në vend që t’ju kërkoje falje qytetarëve shqiptarë se i le pa statusin e vendit kandidat, ju deklaron atyre me cinizëm se këto ligje nuk kërkoheshin për statusin e vendit kandidat. Edi Rama, në qoftë se këto 3 ligje janë si qindra ligje të tjera pse u mohove e grabite shqiptareve për më shumë se një vit, statusin e vendit kandidat? Pse u largove shqiptarëve me qindra miliona euro investime dhe dhjetëra mijëra vende pune, duke mos i votuar ato!?”.
Bregu tha se 3 ligjet Komisioni Eurpian në mënyrë specifike i përcaktoi si kriteret e fundit për marrjen e vendit të statusit kandidat, por Rama refuzoi t’i votonte duke parashtruar kusht pas kushti për një arsye kryesore.
“Por tek përpiqesh të sajosh një tjetër alibi për t'i shpëtuar përgjegjësisë për dëmin që u ke bërë qytetarëve shqiptarë, për ëndrrën e tyre europiane ti vetëm sa konfirmon sot fajësinë tende duke pranuar arsyen tënde të vetme të mos votimit të këtyre ligjeve: bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE”.
Më 23 qershor vendos vota e qytetarëve –tha Bregu.
“Qytetarët me votën e tyre do të çojnë përpara projektin e Shqipërisë së zhvilluar dhe europiane”.