Rast pedofilie në Maliq, kapet një 60-vjeçar për vepra të turpshme me një 12-vjeçare
MALIQ-Shënohet një rast pedofilie në Korçë. Një burrë i moshës 60-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Korçës nën veprën penale të abuzimit seksual me fëmijë të mitur.
Policia bëri të ditur sot se ka prangosur shtetasin Vangjel Hoxha, 60 vjeç pas denoncimit që kreu në komisariat, babai i një vajze 12-vjeçare.
Burime nga policia bënë me dije se vajza e mitur ka rrëfyer në shtëpi se Hoxha ka kryer vepra të turpshme me të në një lagje periferike të qytetit të Maliqit. Nën gjendjen psikologjike të rënduar vajza u ka treguar prindërve veprimet e të moshuarit.
Pas denoncimit, policia vuri në pranga Hoxhën. Ky person sipas efektivëve dyshohet se ka kryer vepra të turpshme dhe me fëmijë të tjerë.
(d.bBalkanWeb)