Prokuroria nis hetimet për ndryshimin e planit të sheshit Skënderbej
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me padinë e grupit të këshilltarëve socialistë në Këshillin e Bashkisë Tiranë. Ky hetim konsiston në tjetërsimin e projektit të miratuar nga ky institucion.
Bashkia e kryeqytetit nisi projektin për rindërtimin e sheshit qendror në mars të vitit 2010 në bazë të një projekti të miratuar nga KRT-ja dhe Këshilli i Ministrave. Projekti kap një vlerë prej 5 milion euro dhe është financuar nga qeveria e Kuvajtit.
Prokuroria e Tiranës tashmë do të kryej verifikimet nëse tjetërsimi i projektit ka shkaktuar dëm financiar.
Ndryshimi i këtij plani ka nisur që me ardhjen në krye të bashkisë të Lulzim Bashës dhe është bërë pa miratimin e ndonjë vendimi për ndryshimin e planit ekzistues.