E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit

Ndryshime në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Me urdhër të Ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, dy prej zv/drejtorëve të këtij institucioni pasi u ka mbaruar mandati, kanë kaluar në pozicione të tjera drejtuese.

Bëhet e ditur se Rasim Borici, zv/drejtor i Policisë së Shtetit për shërbimet mbështetëse, kalon në drejtorinë e administratës së kufirit, duke u emëruar drejtor i kësaj drejtorie.

z.Dashamir Maçi, drejtor i burimeve njerezore, zëvendëson në detyrë Rasim Borishin. Zv/drejtori tjetër Ahmet Haxhia, lë këtë detyrë për tu emëruar drejtor policie në qarkun e Gjirokastrës. Anila Hoxha ish-këshilltare, zevendëson Haxhinë dhe emërohet zv/drejtoreshë për trajnimin policor.

Në këtë valë ndryshimesh, i rinovohet mandati dy zv/drejtorëve. Ata janë Agron Kuliçaj dhe drejtori kufirit Pëllumb Nako. Rinovimi i mandatit të tyre bëhet edhe për tre vite të tjera. Emri Vata, drejtor i policisë së Gjirokastrës merr detyrën e drejtorit të policisë së Elbasanit. Jashar Vreka, drejtor i policisë së Elbasanit kalon në drejtorinë e përgjithshme të policisë si drejtor i burimeve njerëzore. Ajet Ibro emërohet këshilltar pranë drejtorisë së përgjithshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›