E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshjet e dëborës, rrugët të kalueshme

Ndonëse nuk ka bllokim të akseve rrugore në zonat malore të qarkut të Shkodrës, në disa prej tyre erërat e shoqëruara me temperatura të ulta dhe rrëshqitjet e gurëve, kanë sjellë vështirësi për lëvizjen e automjeteve.

Kështu në aksin rrugor Qafë Mali- Qafë Shllak në rrethin e Pukës, sipas të dhënave zyrtare të prefekturës së qarkut të Shkodrës, temperaturat kanë shkuar deri 12 grad celsius.

Në aksin rrugor Qafë Mali Fierzë, raportohet për reshje shiu, rënie gurësh si dhe është shembur një mur mbajtës në Dardhë. Temperaturat janë shumë të ulta, ka erë të fortë dhe ngrica. Rënie masivi gurësh ka dhe në segmente të veçanta të akseve rrugore Qafë Qelë-Pukë, Pukë-Qafë Mali dhe Qafë-Benë.

Në pjesën më të madhe të akseve rrugore të zonave malore të qarkut të Shkodrës, qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›