Prokuroria nis hetimin ndaj Ministrisë së Brendshme
14/09/2009 Kallëzimi i PS-së për kartat
Ka mjaftuar një kallëzim penal nga Partia Socialiste dhe kartat e identitetit janë bërë objekt hetimi për prokurorët e Tiranës. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë organit të akuzës kryeqytetase, të cilat thanë se kanë regjistruar procedimin penal, që bën fjalë për padinë e bërë nga PS-ja ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”. Për të vërtetuar pretendimet e organit politik, oficerët e njësisë hetimore Task-Forcë kanë filluar grumbullimin e provave materiale në Ministrinë e Brendshme. Mësohet se ata kanë marrë listën e emrave të shtetasve, të cilët janë pajisur me kartë identiteti si edhe listën e emrave të shtetasve, të cilët nuk e kanë marrë këtë dokument. Në cilësinë e provës materiale është kërkuar nga Prokuroria e Tiranës, edhe letërkëmbimi që Ministria e Brendshme ka pasur me Partinë Socialiste. Ministria e Brendshme i ka vënë në dispozicion materialet e kërkuara organit të akuzës së kryeqytetit, i cili për këtë çështje ka ngritur një grup hetimor me dy oficerë të Policisë Gjyqësore dhe një prokuror. Në kallëzimin e saj, Partia Socialiste pretendon se përmes manipulimit që janë bërë me kartat e identitetit, mospajisja me këtë dokument e shtetasve si dhe shpërndarja e kartës shtetasve sipas përkatësive partiake, ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit.