E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria nis verifikimin për daljen e videos Prifti- Beqiraj

Share

(E PERDITESUAR)- Verifikimi i prokurorisë nis me tre ekspertët e videos Meta- Prifti. Skandaloz qëndrimi i Genc Gjokutajt, avokatit të Leonard Beqirajt, që nuk reagoi ndaj videos. Në raste të tilla avokatit i hiqet licenca

Prokuroria ka nisur verifikimet pasi në emisionin Opinion në TV Klan u transmetuan pjesë nga video e ish- ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, me ish-zëvendësin e tij, Leonard Beqiraj. Transmetimi i saj nxjerr në pah dy probleme të mëdha. Së pari ajo është një video që po hetohet nga prokuroria. Kujtojmë këtu se madje është shtyrë afati i dërgimit të dosjes hetimor në gjykatë. Kjo video dhe materialet e tjera të kompjuterit të Dritan Priftit kanë qenë në duart e tre ekspertëve shqiptarë, të cilët bënë ekspertizën e videos Meta- Prifti për llogari të Gjykatës së Lartë.

Skandali i dytë është se avokati i Leonard Beqirajt, Genc Gjokutaj, nuk ka reaguar fare kur video është transmetuar në TV Klan. Ai mbron Beqirajn dhe në këtë rast është sjellë si kundërshtar i tij, çka duhet të sjellë si pasojë heqjen e licencës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›