E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA paralajmëron sërish qytetarët e saj: Protesta mund të bëhet e dhunshme

Share

Ambasada amerikane ka rifreskuar sot informacionin e dhënë një javë më parë për qytetarët e saj në Shqipëri në lidhje me mitingun e opozitës me rastin e 21 janarit.

Në njoftim paralajmërohen qytetarët se protesta mund të kthehet në të dhunshme. Megjithëse demonstrata të mëdha paqësore janë zhvilluar edhe më parë në Tiranë, një demonstratë më 21 janar 2011 u kthye në të dhunshme dhe rezultoi në vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve, përfshirë edhe policë. Mitingjet pasuese kanë qenë të qetë dhe kanë tërhequr mbi 10 mijë njerëz, sipas të dhënave të besueshme. Ne u kujtojmë qytetarëve amerikanë se edhe demonstratat që kanë për qëllim të jenë paqësore, mund të kthehen në të dhunshme dhe të paparashikuara. Ju duhet ti shmangni ato me sa të mundeni, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas njoftimit, mitingu do nisë në orën 10:30 dhe do zgjasë deri në orën 14:00. Njerëzit do të mblidhen përpara selisë së PS dhe do marshojnë në bulevardin Dëshmorët e Kombit për të ndaluar përpara selisë së kryeministrisë. Ambasada paralajmëron se mund të ketë probleme me celularët pasi rrjeti mund të ngarkohet. Po ashtu mund të ketë probleme në arteriet kryesore të qytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›