Berisha: Skishte urdhër për të qëlluar, gardisti ka të drejtë të qëllojë kur e gjuajnë me gur

Berisha e Basha në ditën pas 21 janarit 2011
Kryeministri Sali Berisha ka folur sot për ngjarjen e 21 janarit duke pranuar se vazhdon ti qëndrojë akuzave kundër Ina Ramës dhe Bamir Topit për grusht shteti. Ai ka thënë vetëm se i vjen keq për të vrarët, por nga ana tjetër ka mbrojtur vrasësit duke thënë se ushtari i gardës kur qëllohet me gur ka të drejtë të reagojë! Berisha ska pranuar të ketë pasur urdhër për të qëlluar, por ua ka vënë përgjegjësinë ushtarëve të thjeshtë të Gardës. Berisha gjithashtu ka thënë se kryeministrinë e sulmuan me plumba. Deklaratat e Berishës u bënë sot në Vizion Plus në intervistë me gazetarin Alfred Peza. Gjeni më poshtë pjesë nga intervista:
Kalojmë tek përditshmëria politike. Nesër është 21 janari, ku përveç Kongresit të Lushnjes ku mesa dimë qeveria do të ndodhet atje për kujtimin e kësaj ngjarje të madhe historike, opozita ka ftuar qytetarët të bëjnë një homazh në përkujtim të 21 janarit të një viti më parë. Ju keni deklaruar se vazhdoni ti qëndroni mendimeve që keni dhënë më 23 janar të një viti më parë. Eshtë një deklaratë që në fakt më shumë është komentuar si një kërcënim për z.Edi Rama, sepse keni thënë të gjithë janë të amnistuar përveç atij?
Absolutisht asnjë kërcënim, por thjesht një qëndrim real, nga i cili nuk do të lëviz ndonjëherë.
Që do të thotë?
Që do të thotë unë u rrethova njëherë me zjarr, me gurë, me hunj në zyrën time, unë që isha kryeministri i zgjedhur në mënyre legjitime. Që do të thotë në mënyrën më tragjike ky rrethim u shoqërua me 4 viktima, një humbje e dhimbshme me plagosjen e qindra e qindra të tjerëve; policë, gardistë, qytetarë dhe të gjitha këto për të marrë me dhunë këtë institucion.
Mendoni se kishte një skenar për ta marrë me dhunë pushtetin?
Unë nuk e di se kush nuk e mendon këtë. Nuk di se kush nuk e mendon këtë. Të gjithë ata që panë me qindra e mijëra gurë, që panë të sulmohej dera kryesore e kryeministrisë dhe të hapej me makinë, që panë të fluturonin shishet molotov por edhe plumba; e kanë të qartë se ajo ishte një axhendë dhe në gjithë këto pesë orë, kryetari i opozitës u instalua në godinën përkarshi me një megafon me besimin e verbër se do të vinte dhe do të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës sime.
E keni të saktë këtë?
Absolute, shumë të saktë dhe shumë të sakta edhe gjëra të tjera; edhe për tjetrën që kishin futur armë ne bodrumin e asaj ndërtese ku rrinte kryetari, tek dy kullat. Dhe se në fund çuan mesazh se do të sulmojnë me kallashnikov, dhe morën përgjigje se vend mbi tokë nuk do të gjeni nëse dilni qoftë edhe me një të vetëm. Pra këto ishin zhvillimet e asaj nate dhe dihet këtë nuk e bëri me kokë të vet, këtë e bëri me mbështetjen e fuqishme të atyre të cilët donin mandatin e dytë dhe e dinin se nga unë nuk do të propozoheshin.
Presidenti i Republikës, Z. Topi…
Absolutisht, me mbështetjen totale të prokurores, të presidentit,etj. dihen tashmë. Këto veprime u bënë në një koordinim makabër. Natyrisht kishte disa opsione, mund tjua ktheja reston në mënyrën më të vendosur.
Që do të thotë?
Që do të thotë se mund të merrnin atë që meritonin, por interesa të tjera prevaluan, interesi që e keqja duhet zvogëluar. Së dyti më takonte mua që të bëja gjithçka për të ruajtur rendin kushtetues, për të mos cenuar unë Kushtetutën. Unë e dija se çështja do të hetohej, nga një prej pjesëmarrësve të këtij puçi e këtij veprimi. Dija gjithçka, por midis hetimit nga zonja që i pritet mandati dhe hetimit nga një prokuror tjetër i emëruar nga unë, apo nga kjo mazhorancë; natyrisht pastaj në cenim të shumë rregullave; kjo e para ishte më e përshtatshme për vendin sesa e dyta.
Pra keni patur plan që edhe ta shkarkonit kryeprokuroren?
Jo, ajo nuk meritonte shkarkim, ata meritonin shumë më tepër se shkarkim, sepse ata të cilët u angazhuan në një veprimtari antikushtetuese për të rrëzuar me forcë një qeveri legjitime, për ata ligjet janë të qarta.
Pra meritonin arrestimin?
Ata meritonin ligjin dhe nuk e morën ligjin. Unë ato fjalë që ju kam thënë atyre, as nuk i heq, as nuk i kam hequr dhe as nuk do ti heq. Quaje grusht, apo quaje tentativë për përmbysje pushteti me dhunë, se dëgjoja një ditë, një rudiment politik që thoshte se grushti bëhet kur rrëzohet Presidenti; Presidenti është simbolik, në Republikë Parlamentare është Qeveria.
Pra kur rrëzohet qeveria?
Po, pa diskutim. Kushdo që e lexon nuk mund të thotë…
Presidenti tha që unë nuk i kam qëlluar me grusht vetvetes
Tani, është mirë ta lëmë këto 6 muaj, se kam vendosur që këto 6 muaj të rrijë, të formojë atë parti se e ka kthyer presidencën në parti, unë nuk do të merrem me të. Por historia është kjo për ta mbyllur, kjo çështje edhe një çështje e rëndë, pa diskutim. Kam pranuar një skemë, kam pranuar skemën e hetimit të organizatorëve, kam pranuar skemën e hetimit të vrasjeve plotësisht, sepse çdo vrasje meriton hetim të plotë, qartësimin e çdo rrethane; kam pranuar skemën e hetimit të sponsorizuesve të tyre. Deri sot qoftë edhe një organizator i vetëm nuk ekziston
Kjo skemë kur është negociuar, kur është rënë dakord për të?
Pse, se ajo nuk negocion, se ajo që heton është një organizatore, është pjesë e këtij puçi.
Eshtë akuzë e rëndë për kryeprokuroren kjo?
Absolute, është absolute pjesë, janë të verifikuara këto. Ata të cilët organizuan këtë kishin dy skenarë: njëri ishte që natyrisht do pushtonin zyrën dhe do ishin të qetë, në variantin tjetër ishte se do më bënin rreshtore, ata e dinë. Rreshtore kryeministrit të zgjedhur me votën e lirë të shqiptarëve. Por ky është një kapitull që nuk mbyllet kurrë pa hetim dhe këtë unë më mirë të jem i hapur me çdo shqiptarë, ky kapitull mbyllet pasi të zbardhen të gjitha përgjegjësitë; të organizmit, të sponsorizimit, të vrasjeve, të dëmeve. Deri tani në hetim as edhe një organizator i vetëm. Përkundrazi deri tani organizatorët kryesorë komandojnë prokurorinë e shtetit, komandojnë prokurorinë e shtetit, ta them unë.
Kush janë organizatorët kryesorë?
Dihen ata. Ne kemi një komision hetimor parlamentar, i cili sa të jetë në pushtet kjo forcë politike do të jete i gatshëm. Por tani për tani, dhe bëmë prapë mirë, menduam që kjo të mos konsiderohet një presion ndaj drejtësisë, ai është një komision on hold. Cili ishte motivi i 21 janarit? Ishte një shirit i transmetuar, n