Ekspertize amerikane per hetimin e krimit financiar ne Shqiperi
Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, falenderoi dje autoritetet amerikane per perkrahjen dhe mbeshtetjen qe i kane dhene vazhdimisht Zyres se Prokurorit te Pergjithshem dhe sistemit te drejtesise ne Shqiperi. Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, se bashku me Ambasadorin amerikan ne Tirane, John L Withers II, moren pjese mengjesin e djeshem ne ceremonine per fillimin e seminarit mbi "Teknikat e hetimit financiar" ne Prokurorine e Pergjithshme. Ne fjalen e saj pershendetese, Kryeprokurorja Ina Rama tha se, "megjithese i gjithe sistemi i drejtesise gjendet ne nje proçes reformimi, si ligjor edhe institucional, kjo ndihme dhe mbeshtetje behet akoma me e vlefshme dhe sherben per te forcuar institucionet e se drejtes dhe per t’u dhene atyre fizionomine dhe permbajtjen e duhur ne kuader te nje shteti te se drejtes". Ne kete drejtim, Kryeprokurorja Rama theksoi se "kjo reforme konsiston ne rritjen e efikasitetit te luftes kunder kriminalitetit ne pergjithesi dhe krimit te organizuar dhe korrupsionit ne menyre te veçante". "Arritja e ketij qellimi eshte prioriteti i organit te akuzes, jo vetem ne realizim te funksioneve ligjore dhe kushtetuese, por edhe ne funksion te rritjes se besimit te publikut tek puna e prokurorise dhe gjithe sistemit te drejtesise", tha Kryeprokurorja Rama. Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, shprehu angazhimin per te shfrytezuar maksimalisht te gjitha ndihmat e ofruara nga qeveria e SHBA-se qofte ne aspektin teknik, qofte ne infrastrukture, ne permbushje te detyrimeve ne kuadrin e shtetit ligjor. Kryeprokurorja Rama, vleresoi ndihmen amerikane ne krijimin e njesise se perbashket hetimore per luften kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit si dhe programin per menaxhimin e rasteve, qe lidhen me te gjitha proçeset hetimore ne zhvillim e siper ne sistemin e akuzes. Ajo vleresoi gjithashtu te gjithe asistencen qe ka ofruar qeveria amerikane permes OPDAT-it ne bashkepunim me Shkollen e Magjistratures dhe organizma te tjere nderkombetare per trajnimin e prokuroreve dhe oficereve te policise gjyqesore. Seminari "Teknikat e hetimit financiar" organizohet nga Prokuroria e Pergjithshme, Ambasada e SHBA-se ne Tirane, programet OPDAT dhe ICITAP si dhe Shkolla e Magjistratures. Ne kete seminar disa ditor do te marrin pjese hetues dhe prokurore te njesise "Task Force" per luften kunder krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit.
Kryeprokurorja: FBI, asistence ne hetimin e ngjarjes ne Gerdec/Gjashte ekspertet amerikane te FBI-se, te cilet kane mberritur te dielen ne Shqiperi, do te ndihmojne dhe asistojne grupin hetimor te ngritur ne Prokurorine e Pergjithshme per hetimin e ngjarjes se Gerdecit, persa i perket studimit te plote kriminalistik te vendit te ngjarjes dhe percaktimit te shkakut te shperthimit. Kjo u be e ditur dje per mediat nga Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, e cila se bashku me ambasadorin amerikan ne Tirane, John L.Withers, pershendeten fillimin e seminarit “Teknikat e hetimit financiarâ€, ne Prokurorine e Pergjithshme. Ekspertiza sa me profesionale e ketij momenti, tha Kryeprokurorja Rama, do na çoje ne nje konkluzion te sakte dhe shkencor ne lidhje me rrethanat e kesaj ngjarje, e cila shtoi se ndihmese e madhe per zbardhjen e kesaj çeshtje do te jene edhe te dhenat e kerkuara nga organet e drejtesise se SHBA rreth kompanise amerikane South Ammunition Compani, si dhe çdo kerkese tjeter, e cila mund te rezultoje e nevojshme ne vijim te hetimit. “Shpresojme se edhe ne kete drejtim do te gjejme te njejten gatishmeri bashkepunimi me homologet amerikaneâ€, theksoi Ina Rama. Kryeprokurorja Rama siguroi se nga ana jone ofrojme te njejten gatishmeri per t’iu pergjigjur çdo kerkese te pales amerikane ne kuader te investigimeve qe ata kryejne. Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, vleresoi se tek SHBA kemi gjetur nje partner serioz dhe realisht te interesuar per progresin e sistemit te drejtesise ne Shqiperi. Seminari “Teknikat e hetimit financiar†organizohet nga Prokuroria e Pergjithshme, Ambasada e SHBA-se ne Tirane, programet OPDAT dhe ICITAP si dhe Shkolla e Magjistratures. Ne kete seminar disa ditore do te marrin pjese hetues dhe prokurore te njesise “Task Force†per luften kunder krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit. Organizatore te ketij aktiviteti jane Prokuroria e Pergjithshme, Ambasada e SHBA-ve ne Tirane, programet OPDAT dhe ICITAP si dhe Shkolla e Magjistratures. Ne aktivitetin, i cili do te zgjase disa dite, do te trajtohen probleme te luftimit te korrupsionit, pastrimit te parave, konfiskimit te aseteve, perdorimit te depozitave bankare apo sasise se shpenzimeve si mjete per vertetimin e akuzave etj.