E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Plani i vetem i Rames rritja e taksave dhe papunesise

Demokratët deklaruan se Partia Socialiste nuk ka asnjë program për qytetarët. I vetmi plan që ka zoti Rama sipas Eno Bozdos është ai për rritjen e taksave dhe humbjen e mijëra vendeve të punës.

“Le t’i pyese zoti Rama këta sipermarrës, se si ndihen ata për planin e tij, për rritjen e taksave? Ata do të tregojnë se i vetmi plan konkret qe ke ti zoti Rama, plani për rritjen e taksave me 50 % për bizneset e vogla, dëmton pikerisht ata sipërmarres që krijojnë vënde pune. Ata do të të tregojnë, z.Rama, se je ti me taksën tënde më kate që shkatërron klimën e favorshme për rritjen e biznesit. Ata do të të thone z.Rama se je ti qe ke bllokuar Gjykatën Administrative që do t’i ndihmonte ata per te zgjidhur ccështjet me qeverinë, në mënyrë të ndershme dhe të paanshme.
Ata e dinë shumë mirë tashmë që në vënd të kësaj gjykate, ti zoti Rama, kërkon të kesh një zyere politike që të raportojë tek ti. Partia Demokratike do vazhdojë të fokusohet për të përmirësuar klimën e biznesit te vogël, që ai te rritet e të krijojë vënde pune. Sepse ne e dime qe kemi bërë shumë, por ka ende për të bërë”- deklaroi Bozdo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›