"Prokuroria, pengon hetimet per pasurine e zyrtareve"
Thellohen perplasjet mes Inspektoriatit te Deklarimit te Pasurive dhe Prokurorise se Pergjithshme. Kryetari i ILDKP-se, Adriatik Llalla, ankimoi pak dite me pare ne Gjykaten e Tiranes, vendimin qe Prokuroria dha per pushimin e procedimit penal ndaj Ambasadorit tone ne Hungari, Florian Nova. Per diplomatin ne fjale, inspektorati beri kallezim penal ne fillim te ketij viti, pasi Nova u dyshua per burim te paligjshem te 300 mije eurove, si dhe per mos deklarim te nje apartamenti. Me pushimin e ceshtjes nga Prokuroria, ku Nova u padit per refuzim te deklarimit, mos deklarim, fshehje ose deklarim te rreme te pasurise, Inspektoriati ankimot ceshtjen ne Gjykaten e Tiranes. Sipas kreut te ILDKP-se, organi i Prokurorise ka vendosur pushimin e procedimit penal ndaj Florian Noves, me arsyetimet absurde se "fakti nuk parashikohet nga ligji si veper penale" dhe se "nuk vertetohen dashja dhe qellimi per te bere deklarim te rreme apo per te fshehur pasurine". Ne vendimin e Prokurorise behet e ditur se, lidhur me burimin e shumes prej 300.000 euro, shtetesia Eleonora Nova ka deklaruar se kjo shume nuk ka ekzistuar asnjehere dhe se ajo e kishte genjyer djalin e saj, duke shpjeguar me tej edhe arsyet personale e familjare per kete veprim. Me te njejten logjike, sipas inspektoratit, prokuroria ka argumentuar pushimin e procedimit dhe per banesen dhe pagat e padeklaruara nga ky zyrtar. "Pranimi i bere nga organi i Prokurorise per kete justifikim nuk eshte bindes per Inspektoratin e Larte. Per kete arsye, ILDKP i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane per prishjen e vendimit per pushimin e procedimit penal dhe urdherimin per vazhdimin e hetimeve te metejshme", thekson Llalla. Prokuroria e Pergjithshme, ende nuk ka nje reagim mbi keto pakenaqesi qe vijne nga ILDKP. Ky institucion ankohet se eshte rasti i dyte brenda nje kohe te shkurter qe organi i Prokurorise pushon procedimet penale per raste flagrante te deklarimit te rreme te pasurise, te evidentuara me prova te plota shkresore nga ana e Inspektoratit te Larte. Ne muajin Shkurt 2009, reagon inspektorati, prokuroria pushoi ceshtjen ne ngarkim te subjektit Arjan Ndoja, me funksion Prokuror i Rrethit Gjyqesor, Durres, i dyshuar per burim te paligjshem ne krijimin e te ardhurave ne shumen 740 mije euro gjate nje periudhe 4-vjecare ne profesionin e lire te avokatit. "Per rastet e kallezuara penalisht, ILDKP veren se organi i prokurorise aplikon standarte te ndryshme per raste te ngjashem, pavaresisht se nga ana formale, procedura e hetimit administrativ dhe vertetimi me prova shkresore eshte i njejte per te gjithe rastet", reagon ashper Llalla.