Cmimi i energjise, pse s'duhet te jete me shume se 10%
Nder skenaret e parashikuar ne kontraten e shitjes se OSSH-se, eshte se, ne total cmimi i energjise te rritet deri ne 10 per qind. Rritja ne ritmet 7-10 per qind te cmimit te energjise deri ne vitin 2012 eshte nje nder pikat kryesore te negociuara ne kontraten e shitjes se Operatorit te Shperndarjes se Energjise dhe qeverise. Por, sipas eksperteve te Bankes Boterore, rritja ne keto nivele edhe mund te mos ndodhe nese qeveria nderhyn me politikat e saj, cka preseupozohet nje ulje mundshme te TVSH-se per energjine. Nderkohe qe ne kerkesen e OSSH drejtuar Entit Rregullator te Eneregjise kerkohet nje rritje e cmimi te energjise ne masen 23 per qind, dyfishi i asaj qe eshte percaktuar ne kontraten e shitjes. Mirepo kerkesa e larte e OSSH -se , synon qe te pakten deri ne miratimin perfundimtar te saj, rritja finale e cmimit te jete diku te 10 %. Keshtu edhe Enti Rregullator i Energjise do te jete ne rregull me opinionin duke miratuar me pak se gjysmen e rritjes se cmimit nga kerkesa e OSSH. Por nderkohe eksperte te Bankes Boterore kane lajmeruar se, cmimi i energjise ne rajon si dhe reshjet do te jene dy faktoret qe do te percaktojne nivelin e cmimit te energjise elektrike per vitin qe vjen. Kete vit per shkak te krizes ekonomike globale, edhe cmimi i energjise elektrike ka rene gati me 50 % ne krahasim me fundin e 2007-es, nderkohe qe ky vit ka pasuar reshje te bollshme, duke siguruar ne kuota optimale te prodhimit vendas. Per here te pare gjate pese viteve vendi yne ka eskortuar energji elektrike ndaj Kosoves dhe Greqise dhe nga ana tjeter ka siguruar nje furnizim me drita 24 ore pa nderprerje. Por ne nje strategji te qeverise per sektorin e energjetikes parashikohet nje rritje e cmimeve per tre vitet ne vazhdim. Kete vit rritja e cmimeve nuk u aplikua per shkak te tranzicionit qe po kalon kompania e shperndarjes se energjise OSSH si rezultat i procesit te privatizimit. Ne Shqiperi, kosto e energjise eshte edhe me e larte per shkak te nivelit te larte te humbjeve ne rrjetin e transmetimit qe aktualisht jane rreth 30 per qind.
Kerkesa
OSSH kerkon rritje cmimi 23 per qind me 2010
Pas nje periudhe pauze dy vjecare, cmimi i energjise elektrike do te nise te rritet serish ne fillim te vitit 2010. Operatori i Sistemit te Shperndarjes se Energjise ka dorezuar kerkesen per rritjen e cmimit ne Entin Rregullator te Energjise ne masen 23 %. Kryetari i Entit Rregullator te Energjise Bujar Nepravishta eshte shprehur per imediat se, OSSH ne date 30 shtator ka paraqitur prane ERE-s kerkesen per rritjen e cmimit te energjise elektrike per vitin 2010 ne baze te procedurave ligjore. Me pas, sipas Nepravishtes, ERE do te shqyrtoje brenda nje periudhe 12 ditore kerkesen e paraqitur ne se ajo eshte konform rregullave dhe do te kerkoje OSSH te paraqese brenda 10 diteve treguesit per energjine elektrike si dhe t'i publikoje tarifat ne tre prej gazetave me te njohura ne vend. Pas kesaj periudhe, Nepravishta sqaroi se OSSH do te zhvilloje nje seance degjimore me te gjithe aktoret. Kjo kerkese do te behet transparente dhe pas nje analize deri ne date 15 Dhjetor nga ERE do te merret vendimi per kete ceshtje", tha Nepravishta. Ne lidhje me nivelin e cmimeve dhe menyren e percaktimit te tyre drejtuesit e kompanise ceke, CEZ qe kane privatizuar OSSH-ne kane lajmeruar pas privatizimit se, Shqiperia ka nje nder bazat rregullative per cmimin e energjise nga me te mirat ne Evrope