Kaka mohon parate e Sitit, mbetet lojtar i Milanit
Transferimi i lojtarit Kaka, per 110 milione sterlina tek Mancester Siti, nuk do te ndodhe. Mancester Siti nuk arriti dot te sjelle ne skuader nje prej yjeve te premtuar, qe eshte lakuar gjate, per nje kalim te mundshem. Ne fund Milani, i deklaroi te mbyllura bisedimet, duke theksuar se Kaka nuk do te shitet. "Ne menduam se ata ishin serioze" eshte shprehur nje drejtues i klubit te Mancester Sitit. "Klubi i Milanit veproi per marreveshjen dhe bisedimet, sikur te ishte nje loje. Si drejtues te klubit te Mancester Siti jemi te sigurt se pronari Sheik Monsur, nuk do te cuditet kur te mesoje zhvillimet e fundit." Siti deshtoi dhe Milani deklaroi menjehere se fitoi ne fund, ndaj klubit anglez. Pronari i Milanit, Silvio Berluskoni, konfirmoi lajmin: "Kaka do te jete pjese e Milanit. Ai vendosi vete, duke thene se nuk i deshiron parate e Mancester Sitit. Kaka ka deshire te qendroje gjate me Milanin. Zyrtare, do te jete pjese e ekipit tone." Kaka pas vendimit shprehet: "Te gjitha mesazhet qe me vinin, me sugjeronin qe te zgjidhja ne baze te zemres dhe ne fund te bere nje zgjedhje te tille. Absolutisht nuk mora parasysh anen ekonomike. E ardhmja do te tregoje me mire, per vendimin tim," - shprehet lojtari i Milanit. Drejtori i pergjithshem i Mancester Sitit eshte shprehur: " Mancester Siti ka shfaqur interes te jashtezakonshem per nje lojtar te klasit boteror dhe kaluam cdo nivel ne shitblerjen e merkatos, per ta pasur ne ekip, para tifozeve tane."
Nje grup prej 500 tifozesh protestoi para klubit te Milanit, duke kerkuar qe Kaka te mos shitej. Lojtari eshte shfaqur nje nate me pare, ne dritaren e shtepise, ne Milano, me fanellen e klubit ku luan aktualisht. Berluskoni shtoi: "Per Kaka, parate nuk jane gjithcka. Ai vendosi per te respektuar edhe tifozet, para se gjithash," - theksoi kryeministri i Italise, Silvio Berluskoni.
A. Muraci