Olimpiku i Marsejes: Zyrtare oferta e Hamburgut
Hamburg deshiron te zevendesoje sa me shpejt lojtarin e larguar, Nigeil De Jong. Mes kandidateve te mundshem eshte edhe emri i Lorik Canes. Hamburgu i ka bere nje oferte zyrtare klubit te Olimpikut te Marsejes, per te siguruar kartonin e kapitenit, Lorik Cana. Shtypi francez bene te ditur se shuma qe i eshte afruar lojtarit te kombetares shqiptare, eshte aq sa ka kerkuar deri tani klubi francez, 15 milione euro. Kater milione Euro me pak i ka afruar Marsejes per kartonin e Lorik Canes edhe Evertoni, oferte qe nuk eshte pranuar ne fund nga ana e francezeve. Sakaq 15 milione euro mund do te pranohen, ne rast se Lorik Cana nuk rinovon kontraten me klubin e tij aktual. Keshtu, pas ofertes ne fjale, qe i ka ardhur nga Hamburgu, Marseja ende nuk ka derguar nje pergjigje zyrtare. Pritet te mblidhet bordi drejtues per te shqyrtuar kerkesen per te shitur Lorik Canen. Sipas medieve franceze eshte e veshtire per klubin qe te shese nje prej lojtareve, simbol ne Marseje. Olimpik Marseje deshiron te mbaje me cdo kusht Lorik Canen dhe eshte gati t'i afroje kushte te reja kontrate, qe ai te qendroje deri ne fund te ketij sezoni, por shume me gjate. Lorik Cana gjate karrieres se tij te gjate, ka qene pjese e Paris-ent Zhermenit dhe Olimpikut te Marsejes. Ai gjate vizites se fundit ne Shqiperi, deklaroi se deshiron te largohet nga kampionati francez dhe nga Marseja, per te luajtur ne nje klub me te forte dhe me pretendimet te medha, ne arenen nderkombetare.