E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria procedimin penal për ndërtimet e paligjshme në Kishën e Laçit

TIRANË- Prokuroria e Kurbinit ka nisur procedimin penal për ndërtim të të paligjshëm në zonën e Kishës së Shna Ndout në Laç. 

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria bën të ditur se hetimet nisën pas denoncimit të bërë nga drejtues të institucionit fetar, sipas të cilëve në territorin e kishës, subjekte private kanë nisur të ndërtojnë struktura druri dhe betoni, të cilat cënojnë të drejtën e pronësisë. 

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar nga drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kurbin të ndjekë me përparësi këtë rast, nisur nga fakti se ky objekt fetar ka një ndjeshmëri të lartë në një komunitet të gjerë qytetarësh. Shkelja është denoncuar edhe më herët në news24 nga klerikët e Kishës së Lacit.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›