Vrasja në vitin 1998, Apeli shpall të pafajshëm Ilir Xhakjan
DURRËS- Gjykata e Apelit në Durrës ka shpallur të pafajshëm Ilir Xhakja, i akuzuar për vrasjen e Qerim Malokut në vitin 1998.
I njëjti vendim që është dhënë dhe në vitin 2011 nga gjykatësi Neritan Tabaku, i cili sot përballet me akuzën 'për shpërdorim detyre'. Ka qenë ankimimi i Prokurorisë së Durrësit që ktheu cështjen në Apel.
Trupi gjyqësor ka dhënë të njëjtin vendim si Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës. Akuza ishte mbështetur në një gjurmë gishti të gjetur në një arsenal armësh pas vrasjes së Qerim Malokut.
Xhakja po përballet dhe me një tjetër proces gjyqësor, pasi akuzohet edhe se qëlloi për vdekje shefin e komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, i cili kishte urdhëruar të bllokohej makina e nipit, Ledio Krasnaj. Ish-kreu i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u ekzekutua më 13 shtator, në fshatin Katund Sukth, gjatë një kontrolli rutinë të automjetit të nipit të tij. Fillimisht, "i forti i Shijakut" është konfliktuar me Tahirajn dhe më pas e ka qëlluar me pesë plumba pistolete, duke e lënë të vdekur në vend. Arrestimi i Xhakjes u bë pak orë më vonë, në fshatin Shën Vlash.
(e.m/BalkanWeb)