Vrasja e Qerim Malokut, gjykata e Apelit shpall të pafajshëm Ilir Xhakjen
Durrës- Gjykata e Apelit të Durrësit ka shpallur të pafajshëm sot Ilir Xhakjan për vrasjen e Qerim Malokut.
Në vendimin e saj, Apeli ditën e sotme i dha pafajësinë Xhakjes i cili është edhe në një tjetër proces gjyqësor, pas akuzave për vrasjen e kryekomisar Adem Tahiraj.
Edhe gjyqtari Neritan Tabaku kishte dhënë të njëjtin vendim në vitin 2011. Në këtë vit, Ilir Xhakja u shpall i pafajshëm nga gjykata e Durrësit për akuzën e vrasjes së shtetasit Qerim Maloku, ngjarje kjo e ndodhur në verën e vitit 1998 në Katund Sukth të Durrësit.
Vendimi i tij i pafajësisë i dhënë nga treshja e gjyqtarëve të kryesuar nga Neritan Tabaku, nuk u zbardh në kohë e për pasojë nuk u apelua.
Xhakja fitoi lirinë dhe vetëm pak muaj pas lirimit nga burgu ai ekzekutoi me armë kryekomisarin e Shijakut, Adem Tahiraj. Pas ngjarjes së rëndë, u rihap sërish çështja e vrasjes së Qerim Malokut.