E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria refuzon avokatët amerikanë të Damir Fazlliç

 

Dy avokatët në SHBA të të hetuarit për pastrim parash vijnë në Tiranë. Mungesa e licensës nuk i bën pjesë të procesit

TIRANË- Serbo-boshnjaku Damir Fazlliç sjell në Shqipëri dy avokatë amerikanë, por asnjëri prej tyre nuk pranohet si palë në procesin hetimor të çështjes, nga njësia e Task-Forcës së Prokurorisë së Tiranës. Shkak për refuzimin e asistimit të tyre në këtë dosje penale është bërë vetë legjislacioni shqiptar i avokatisë, i cili nuk lejon që një shtetas i huaj i palicencuar të ushtrojë aktivitetin e përfaqësuesit ligjor në ndonjë proces hetimor apo gjyqësor. I vetmi që u pranua si palë me prokurë të posaçme, të autorizuar nga vetë serbo-boshnjaku Fazlliç është avokati shqiptar Genc Gjokutaj, i cili brenda këtyre tre viteve të fundit, ka përfaqësuar si mbrojtës ligjor disa prej zyrtarëve të lartë shtetërorë,ndaj të cilëve janë zhvilluar dhe po zhvillohen hetime. Ka qenë ora 13:00 e pasdites së djeshme, kur makina e tipit “BMW” X5 është parkuar pranë dyerve kryesore të Prokurorisë së Rrethit Tiranë, nga ku kanë zbritur tre avokatët mbrojtës të serbo-boshnjakut Damir Fazlliç, dy amerikanët Andreë Corcoran e Edward Ross si dhe shqiptari Genc Gjokutaj.

***

Të tre avokatët, me çantat e tyre ndër duar kanë hyrë brenda ambienteve të Prokurorisë së kryeqytetit duke u ngjitur në katin e IV të këtij institucioni, ku ndodhet zyra e prokurorëve Besnik Cani e Dritan Rreshka. Sipas burimeve nga prokuroria, ka qenë prokurori Rreshka i cili i ka pritur në zyrë tre avokatët me të cilët ka biseduar për çështjendhe ka pranuar prokurën e posaçme të avokatit Gjokutaj, të firmosur nga Damir Fazlliç në SHBA, para një notereje amerikane dhe ka refuzuar prokurën e dy avokatëve amerikanë. “Arsyeja e mospranimit të dy avokatëve amerikanë Andrew Corcoran dhe Edward Ross është se ligji për avokatinë nuk lejon që një shtetas i huaj të ushtrojë aktivitetin e tij profesional si avokat, pa u pajisur me licencë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe më pas të regjistrimit të emrit të tij në Qendrën Kombëtare të Bizneseve, për t’u pajisur me NIPT-in sekondar”,-thanë burimet e prokurorisë. Sipas tyre, avokatët amerikanë nuk mund të asistojnë si palë në këtë proces hetimor, por mund të bashkëpunojnë vetëm me avokatin shqiptar dhe të këshillohen mes tyre për strategjitë e mbrojtjes së klientit të tyre.

***

Avokati Gjokutaj, pas dorëzimit të prokurës së përfaqësimit të shtetasit Damir Fazlliç ka kërkuar të njihet me procedimin penal me numër 3258 të regjistruar në datën 7 tetor 2008, në ngarkim të klientit të tij, shtetasit Damir Fazlliç për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Pas kësaj kërkese të avokatit mbrojtës, prokurori Rreshka ka pranuar t’i vërë në dispozicion dosjen hetimore, duke e vënë në dijeni edhe për shkresat e dërguara institucioneve si: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; Qendra Kombëtare të Regjistrimeve; Agjencia e Prokurimeve Publike dhe 19 filialeve të bankave që funksionojnë në vend. Gjithashtu, prokurori Rreshka i ka vënë në dispozicion avokatit Gjokutaj edhe materialet dhe shkresat e ardhura nga disa banka, ku kanë evidentuar dhe bllokuar llogaritë bankare të 10 kompanive, të cilat janë nën emrin e shtetasit nën hetim Damir Fazlliç dhe ish-administratorit të tij Erion Isufi dhe ortakut të këtij të fundit, Dionis Teqja. Pas njohjes disa minutëshe me këto shkresa, avokati Gjokutaj i shoqëruar nga dy amerikanët ka lënë institucionin e Prokurorisë së Tiranës, duke mos pranuar të bëjë një prononcim për median.

KOMPANITË E BLLOKUARA:

“Croën Acquisitions” sh.p.k.

”SRF Development” sh.p.k.

”Rompetrol-Albania”, sh.a.

”Alpha” sh.p.k.

”Virtu Acquisitions” sh.p.k.

”DF Trade Limited” sh.p.k.

”Reno-Albania” sh.p.k.

”Rompetrol Distribution Albania” sh.p.k.

”Megatek” sh.a.

“Global Construction” sh.a.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›