E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria sekuestron armët e gardianëve

Sasia e armëve është marrë për ekspertizë nga grupi hetimor.

Sipas njoftimeve nga prokuroria, armët i përkasin 140 efektivave të Gardës së Republikës që u angazhuan me ruajtjen e institucioneve gjatë zhvillimit të demonstratës.

Prokuroria bën me dije se armët do të ekzaminohen së bashku me provat e gjetura në vendin e ngjarjes për të parë nëse ka përputhshmëri midis gëzhojave dhe mjeteve të tjera me armët e shkrepura nga gardianët.

Gjatë demonstratës në Tiranë tre persona mbetën të vrarë dhe shumë të tjerë u plagosën. viktimat ishin Ziver Veizi, 48 vjeç nga Gjirokastra, 50-vjeçari Faik Myrto nga qyteti i Fierit, dhe Hekuran Deda nga Dibra./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-24 11:12
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›