E Shtunë, 31 Tetor 2026

KShH: Policia të arrestojë gardistët

“Prokuroria, siç dihet, është organi i vetëm që ushtron ndjekjen penale (Neni 148 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë). KShH në frymën dhe në zbatim të dispozitës së mësipërme kushtetuese, e shikon të nevojshme të evidentojë faktin se me përjashtim të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të Gjykatës në rastet e parashikuara nga ligji, asnjë organ tjetër nuk ka të drejtë të kontrollojë dhe të vlerësojë bazueshmërinë ligjore të vendimeve të prokurorisë, përfshi këtu edhe urdhërat për masat e sigurimit”, thekson deklarata.

KShH shton se për këtë rast është marrë vendim i prerë edhe nga Gjykata Kushtetuese. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bën thirrje organeve të policisë së shtetit të ngarkuara me ekzekutimin e vendimeve të prokurorit, t’i vënë ato menjëherë në zbatim pa asnjë ngurim apo ndikim.

“Parimet me të cilat ndërtohet shteti ligjor, kërkojnë që çdo organ të zbatojë me rigorozitet kushtetutën, ligjet dhe aktet e tjera nënligjore. KShH ka parasysh gjithashtu se, vlerësimet e besueshmërisë ligjore të vendimeve të prokurorit nga organe që nuk e kanë këtë kompetencë, qoftë edhe në mënyrë indirekte, cenojnë parimin e sanksionuar në nenin 18 të Kushtetutës”, vijon deklarata. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-24 11:17
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›