E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria shtyn me 60 ditë hetimet ndaj Arben Frrokut

Arben Frroku, dhe avokati GrekHetimet ndaj Arben Frrokut duket se do të zgjaten edhe më tej, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ka firmosur ditën e djeshme zgjatjen e hetimeve, për biznesmenin e dyshuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të 2013. Sipas organit të akuzës, çështja është shumë komplekse dhe nevojitet më shumë kohë për të verifikuar prova të reja, dëshmi e të dhëna që janë tepër të domosdoshme e më e rëndësishmja ndër këto është padyshim, marrja në pyetje e të dyshuarit Frroku dhe nipit të tij Jak Jaku, të cilët ndodhen në burg në Greqi, pasi u vunë në pranga 24 orë pas atentatit mafioz të kryekomisar Lamajt. Vendimi për zgjatjen e afateve të hetimit është shtyrë me plot 60 ditë të tjera pas ankimimit nga avokati i Frrokut, Tonin Prendi. Ankesa e këtij të fundit u shqyrtua ditën e djeshme nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Avokati Prendi tha se zgjatja e afateve të hetimit nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda është marrë në kundërshtim me ligjin, ndaj dhe i është drejtuar gjykatës. Sipas avokatit, nuk ka asnjë shkak ligjor për zgjatjen e afateve të hetimit ndaj Frrokut.

Shtyrja e hetimeve

Gjykatësja Etleva Deda pasi shqyrtoi kërkesën e avokatit Prendi, vendosi ta rrëzojë atë. Sipas Gjykatës zgjatja e afateve nga prokuroria është e ligjshme. Pas dëgjimit të palëve gjykatësi Sandër Simoni vendosi të rrëzojë kërkesën e Frrokun në argumentimin se prokuroria është brenda kuadrit ligjor dhe mund të kërkojë shtyrjen e afateve të hetimit. Avokati kërkoj nga gjykata të refuzohet zgjatja e hetimit edhe për dy muaj dhe të pushohet akuza për mungesë të provave. Prokurori i kundërshtoi pretendimet e mbrojtësit, duke argumentuar se brenda afatit dy mujor të zgjatjes së hetimeve, pritet ekstradimi i Arben Frrokut dhe Jak Jakut në Shqipëri. Me ardhjen e tyre, sipas akuzës, do të pyetën për ngjarjen dhe më pas do të vendoset dërgimi apo pushimi i hetimeve ndaj të dyshuarit. Sipas prokurorisë, e vetmja provë shkencore që akuza ka siguruar është gjetja e disa faktorëve plotësues në pallton e të dyshuarit, që mendohet se mund të jenë mbetje baruti. Në sallë ishte i pranishëm edhe vëllai i të dyshuarit, tashmë i mandatuar si deputet i qarkut të Shkodrës, Mark Frroku.

Vrasja e kryekomisarit

Arben Frroku është i vetmi person që ndodhet nën hetim pasi dyshohet se mbrëmjen e 24 shkurtit ka vrarë komisar Dritan Lamaj. Biznesmeni Frroku një sipërmarrës mjaft i njohur në zonën e Kombinatit ku disponon disa biznese në kryeqytet ndodhet në greqi në pritje te ekstradimit, proces i cili pritet të ndodhë pas zbardhjes së vendimit të gjykatës së lartë greke. Ende nuk ka të dhuna, se përse Gjyqësori i Athinës edhe pse duhet ta kishte ekstraduar Frrokun që përpara dy muajve ashtu si është deklaruar edhe nga avokati mbrojtës që në fund të muajit Maj ende nuk ka dhënë ok për transferimin e tij në Shqipëri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›