E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha,distancohu nga vrasja e Hoxhes

Oli Xhilaga

"Kryetari i qeverise te kryeje nje ore e me pare aktin formal te shkarkimit te drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, si edhe te distancohet publikisht nga vrasja e te ndjerit Remzi Hoxha dhe po publikisht te inkurajoje zbardhjen deri ne fund te kesaj enigme, qe rendon ne ndergjegjen e shtetit shqiptar!". Ky ishte apeli i ardhur dje nga kreu i selise roze, Edi Rama per Kryeministrin Sali Berisha. Nje apel i tille mori shkas nga deklarata e dy diteve me pare e dhene nga vete kreu i ekzekutivit, ku perjashtoi cdolloj mundesie per shkarkimin e drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, Arben Sefgjini.

Kryetari i PS-se, Edi Rama, gjate nje komunikimi me mediat, shprehu shqetesimin e tij lidhur me mos shkarkimin e Sefgjinit nga ana e Kryeministrit. "Jam thellesisht i shqetesuar dhe jane te shqetesuar te gjithe qytetaret e qytetaret e ndershem te ketij vendi, socialiste e demokrate, per qendrimin e pajustifikueshem te Kryeministrit te Shqiperise, i cili, edhe pas vendimit te drejtesise per sigurimin ne arrest shtepie te drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, vazhdon te jete mburoja e ketij personazhi, i cili eshte me siguri i pari njeri ne historine e botes, qe qendron ne nje detyre te larte shteterore, duke qene i arrestuar", u shpreh Rama gjate fjales se tij. Po keshtu, duke i meshuar me tej ketij momenti, kreu socialist evidentoi se "ky qendrim, ne kundershtim flagrant me etiken shteterore e qeverisese, hedh nje hije shume shqetesuese dyshimi mbi arsyet qe ka Kryeministri i Shqiperise per t'u bere mburoja e nje njeriu te akuzuar per pjesemarrje ne nje krim te organizuar nga shteti, ne kohen kur Sali Berisha ishte President i Republikes".

Nderkohe qe, kryetari Rama nuk la jashte vemendjes se medias dhe opinionit publik lidhjet mes Kryeministrit Berisha dhe Sefgjinit. "Kapja e kryetarit te qeverise pas historise se erret te mos denimit ne te shkuaren te ketij personazhi per te mos e shkarkuar ate sot, edhe pasi gjykata ka dhene masen e arrestit shtepiak, a thua se zoterine e inkriminuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda e ka emeruar gjykata drejtor te tatimeve dhe mund te shkarkoje vetem ajo, eshte ne rastin me te mire papergjegjshmeri e plote dhe ne rastin me te keq abuzim i vetedijshem i Sali Berishes me mandatin kryeministror, per te ndikuar politikisht mbi procesin gjyqesor, duke u bere publikisht mburoje e nje te arrestuari", nenvizoi Rama gjate fjales se tij. Keshtu, kupola roze nuk resht se akuzuari dhe kritikuari Kryeministrin Berisha, duke e cilesuar dhe mburoje te nje krimi. "Ne te dyja rastet, kemi te bejme me nje shembull rreqethes te shkalles se degradimit moral e politik te qeverisjes se ketij vendi, te kthimit te puneve te shtetit ne allishverishe te nje tribune, qe, nen sqetullen kryeministrore, sillet me pushtetin si me nje te drejte natyrore per shperdorim te detyrave e funksioneve publike, te maskarades se premtimeve per duar te pastra e qeveri te sherbimit e te sherbesave", vijoi me tej Rama me akuzat e tij, duke fajesuar drejtperdrejt kreun e ekzekutivit, Berisha.

Sipas Rames, detyra dhe funksioni publik i Kryeministrit eshte te jete ne anen e atyre qe luftojne krimin dhe jo ne anen e krimit. Per kete arsye, ne emer te kesaj detyre e te ketij funksioni, Rama i beri thirrje kryetarit te qeverise qe "te kryeje nje ore e me pare aktin formal te shkarkimit te drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, si edhe te distancohet publikisht nga vrasja e te ndjerit Remzi Hoxha dhe po publikisht te inkurajoje zbardhjen deri ne fund te kesaj enigme, qe rendon ne ndergjegjen e shtetit shqiptar". Ne gjykimin e kryetarit socialist, Shqiperia qe ka kapercyer pragun e NATO-s dhe qe po troket ne portat e BE-se nuk mund te pajtohet me nje Shqiperi tribale, qe mban ne krye te sistemit te tatimeve nje te arrestuar per vrasje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›