E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundi, mposhtet Policia e Shtetit

Grupi shqiptar i te drejtave te njeriut ka mposhtur Policine e Shtetit, pasi ka fituar gjyqin per vetevrasjen e 18-vjecarit Amarildo Perfundit, nga fshati Pirg i Korces. Nje dite me pare eshte bere e ditur se avokati i GSHDNJ-se, Genci Terpo, ka arritur te marre nje demshperblim per familjen Perfundi ne shumen e 4.5 milione lekeve, qe Policia e Shtetit duhet t’i paguaje familjes. Familjaret e 18-vjecarit akuzuan policine dhe inspektorin e zones se kishte derguar djalin e tyre drejt vetevrasjes. Sipas tyre, Amarildo ishte shoqeruar per ne polici, ne lidhje me nje vjedhje te ndodhur nje dite para se te ai te bente veteflijimin. Mbi te, sipas tyre, ishte ushtruar dhune qe adoleshenti te pranonte krimin qe nuk e kishte bere. Me pas ishte Grupi Shqiptar i te Drejtave te Njeriut qe hodhi ne gjyq Policine e Korces, ne lidhje me kete ngjarje, te ndodhur me 16 qershor te vitit 2006. E para ishte Gjykata e Shkalles se Pare ne Korce qe kishte dhene vendimin ne favor te viktimes, por ishte apeluar. Nje dite me pare eshte bere e ditur se Gjykata e Apelit ka vendosur qe per vdekjen e 18-vjecarit Perfundi, pergjegjese eshte policia. Per kete gje familja e tij, duhet demshperblyer me shumen e 4.5 milione lekeve.

Prokuroria

Ndeshkim te punonjesve te policise, nese do te kete fshehje te provave ne lidhje me vetevarjen e 18-vjecarit Amarildo Perfundi. Keshtu kane pohuar dje per gazeten burime nga Prokuroria e Pergjithshme. Mesohet se dje prokuroret e ceshtjes kane marre ne pyetje te gjithe punonjesit e komisariatit te policise se Korces. Burime prane policise, bejne te ditur se asnjeri prej tyre nuk ka pranuar te kete ushtruar dhune ndaj adoleshentit. Ndersa mesohet se se shpejti pritet zhvarrosja e 17-vjecarit te vetevarur, Amarildo Perfundi, pasi raporti mjekoligjor nuk eshte i detajuar. Ceshtja e hetimit te ngjarjes se Pirgut eshte marre ne dore nga nje grup ekspertesh te Prokurorise se Pergjithshme. Ndersa perfaqesues te Avokatit te Popullit po marrin ne pyetje te gjithe te njohurit e viktimes. Amarildo Perfundi vari veten, pasi ishte thirrur ne polici si i dyshuar ne nje vjedhje te nje lokali ne fshat.

AKUZAT

Akuzat e prinderve per dhunen e ushtruar mbi djalin e tyre nga disa deshmitare pretendohet se kane ardhur pikerisht pas bisedes se zhvilluar mes babait te 18-vjecarit dhe personit tjeter. Ky i fundit, sipas hetimeve te Prokurorise, dyshohet te jete punonjes policie, i cili, sipas hetimeve, “ka shtremberuar” te verteten, duke i pohuar babait te adoleshentit pretendime te paverteta per koleget e tij. Gjithcka eshte mesuar gjate marrjes ne pyetje te babait te Amarildos, i cili ka pohuar se kishte te dhena per ate qe kishte ndodhur ne ambientet e policise me djalin e tij. Hetuesit e institucionit te akuzes e shikojne pikerisht biseden e babait te 18-vjecarit me punonjesin e policise, si shkakun e akuzave qe familja e te riut po ben ndaj uniformave blu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›