Prokurorja Ina Rama e Ambasadori Arvizu ne 16. 30 para medias
TIRANE- Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama së bashku me ambasadorin e SHBA në Tiranë Aleksandër Arvizu pritet të dalin në një konferencëe për shtyp në orën 16:00. Nga zyra e shtypit e prokurorisë e cila ka shpërndarë njoftimin thotë se vetë Ina Rama i ka bërë ftesë ambasadorit të SHBA në Tiranë për të marrë pjesë në këtë konferencë. Kryeprokurorja Ina Rama zhvilloi dje një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu. Prej dy ditësh znj.Rama, është vënë në shënjestër të akuzave nga mazhoranca, të cilat e kanë cilësuar si pjesë e të ashtuquajturit grupi pucist. Sulmi ndaj kryeprokurores nisën fill pasi firmosi urdhër ndalimet për gjashtë oficerë madhorë të Gardës të cilët dyshohen si përgjegjës për vrasjen e tre demostruesve me 21 janar. Ndërkombëtarët i kanë mbështetur hetimet e prokurorisë dhe e kanë inkarajuar organin e akuzës ta hetojë ngjarjen deri në fund.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)